Një sasi prej 7467 bimë narkotike janë asgjësuar nga policia në Gjirokastër dhe në Përmet.
Nga aksioni, është arrestuar një shtetas, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga, përfundoi Laze Beqiraj, 49 vjeç, banues në Gjirokastër.
“Nga kontrolli i ushtruar në Malin e Gjerë, në vendin e quajtur “Gropat e Fërthit” iu gjetën të kultivuara 1340 bimë narkotike. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Përmet. Asgjësohen 6127 bimë narkotike kanabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë konstatuar dhe asgjësuar 6127 bimë narkotike kanabis sativa në Bënjë , Përmet. Shpallet në kërkim autori i dyshuar, shtetasi Aagron Xheza. Vijon puna për kapjen e autorit”, sqaron Policia e Shtetit.
