Asgjësohen rreth 6790 bimë kanabis

Elton Tafaruci

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, policia e Krujës ka asgjësuar rreth 6790 bimë narkotike, kanabis, në dy fshatra.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Verjon, policia gjeti rreth 6 100 bimë narkotike të llojit kanabis.

Ndërsa më herët, në një aksion të zhvilluar në fshatin Barkanesh, efektivët e Krujës gjetën rreth 690 bimë.

Asgjësimi i lëndës narkotike u me anë të djegies, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët akuzohen për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *