Asgjesohet kanabis në Pukë dhe Vlorë

Elton Tafaruci

Vijojnë aksionet e asgjësimit të lëndëve narkotike në Pukë. Sot në fshatin Kimez, policia ka asgjësuar 1200 rrënjë kanabis Raportohet se aksioni i policisë për asgjesimin e kanabisit është shtrirë edhe në fshatrat në Lufi, Qelzë, Gjegjan dhe Qafë Mali.

Ndëtrsa policia e Vlorës ka asgjesuar 15 parcela me rreth 2613 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol dhe Mavrovë, të cilat ishin të kultivuara nëpër pyjet e këtyre fshatrave anës lumit Vjosë, ku shtrirja e kësaj sipërfaqe toke rezulton pa pronar.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *