Policia asgjëson 2765 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Efektivët e Stacionit të Policisë Memaliaj konstatuan dhe asgjësuan rreth 2765 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva, në anën e majtë të ” Përroit të lagjes Leshnje” , në afërsi të fshatit “Kalivaç”, bashkia Memaliaj. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Sakaq, policia Skraparit njofton se, nga Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për “Parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike”, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 1596 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.
