Asgjëson 18 parcela me 7009 rrënjë kanabis

Elton Tafaruci

Policia e Vlorës ka asgjësuar 18 parcela me rreth 7009 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Kudhës, Drashovicë, Kotë dhe Karroq, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronar. Policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkotike” njërin prej kultivuesve, shtetasin Arband Malaj, 30 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij në fshatin Kotë, Policia ka gjetur të kultivuara brenda rrethimit të saj rreth 70 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tjerë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *