ASH, komision negociator me Ramën, zgjidhet edhe Artan Fuga

Ornela

Mbledhja e jashtëzakonshme e akademisë së shkencave, e lajmëruar pasi nënkryetari Myzafer Korkuti dha dorëheqjen vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, përfundoi në një mbledhje mëse të zakonshme.

Nën drejtimit e kreut të ri të akademisë, Gudar Beqiraj, rreth 20 akademikë të pranishëm kanë miratuar anëtarët e komisionit që do të negociojnë me kryeministrin Rama për reformën në Akademi.

Reforma në Akademi duhet bërë, ky ishte mendimi që shprehën shumica e akademikëve, ndërsa aprovuan anëtarët e komisionit që do të diskutojnë me kryeministrin Edi Rama për bërjen e reformës.

Kritiku i ashpër Artan Fuga u votua nga të gjithë akademikët për përfaqësimin e komisionit reformues.

Përvec Fugës në komisionin që do të negociojë me Kryeministrin për Refomimin e Akademisë janë zgjedhur Apollon Baçe, Aurela Anastasi, Anesti Kondili, Florian Vila, Nebi Frashëri, Mira Mezini, Luan Starova, Ali Aliu, Matteo Mandala, Anastas Angjeli, etj..

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *