ASHE mbyll fushatën në Pogradec, Rama: Fushata e PD është e turpshme

Dita

Aleanca për Shqipërinë Europiane zhvilloi të martën pasdite mitingun përmbyllës të fushatës në bashkinë e Pogradecit, ku kandidon Diana Mile.

Kryeministri Edi Rama u shpreh në fjalën e tij se, nuk ka nevojë të thuhen shumë gjëra në Pogradec, pasi e gjithë kjo zonë që përfshin bashkinë e Pogradecit është një zonë që kurrë nuk e ka humbur drejtimin dhe që gjithmonë ka qenë besimplotë për të majtën shqiptare dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane”.

Duke folur për kandidatin e PD-së, Eduard Kapri, kryeministri Rama u shpreh se, “pasi ishte tek PSD, më pas nuk arriti të merrte firmën e LSI, tashmë kandidati i PD nxjerr celularin sikur ka marrë mesazhe nga unë. Po ç’janë këta? Iki në Sarandë, pyes çfarë pune bën ky kandiati i PD, më thonë borizanë. Iki në Krujë, çfarë shkolle ka ky kandiati i PD pyes, më thonë shkollë të lartë, por pa fillore”.

“Fushta e PD është e turpshme sepse flet për gjëra që janë pa lidhje fare e 21 qershorin. Ju thonë jepni votën për PD në 21 qershor se në 22 qershor do keni pensione si në Europë. Në 22 qershor do keni drita pothuajse lirë, naftën do ta merrni më lirë se lëngu i portokallit. Dhe Sudja të ishte në krye të PD do të bënte më mirë fushatën”, tha Rama.

“Fushata jonë ka lidhje me bashkinë. Transporti ka lidhje me bashkinë, mbarëvajtja e bznesit është e lidhur me bashkinë, mjediset sportive, shkollat, mbledhja e mbeturinave janë të lidhura me bashkinë, qëndrat e të moshuarve. Prandaj zgjedhja që duhet të bëjë një familje është të shohë se cili është drejtimi i duhur. Vota është letra me me shumë vlerë që ka një njeri në demokraci”, tha Rama.

Share This Article
2 Comments
  • Edi,PSistat e Poradecit me ndihmen dhe bekimin e PDistave per vite me radhe e kane denigruar jo vetem qytetin e NOSTALGJISE lasgushiiane por edhe fushen e Staroves me te tere teritorin deri ne bregte Liqenit.
    Pyet , ku hidhen plerat e qytetit?Ku eshte rruga per ne piken turistike te KABASHIT…?
    Kush ka ndertuar mbi kolektor ne mes te qytetit ne rrugen e projektuar shetitore prej viteve 80ta…Po mbi shkalle drejt shkolles ku eshte hapesira per kete rruge ?
    Ku jAne kopshte, cerdhe dhe oborret e tyre ku jane rrugicat me kalldrem.po lagjet karakteristike MISTIKE nga vecanesia e bukuria ? Po muzeu i luftes reliket e deshmoreve…Po guret mijevjeçare te ENKELEJTEVE ….te cilet kane dhjetra vite qe jane futur ne skutat e ish kom ekzekutiv…shtepite e Lasgushit…Mitrushit…pikturat e Mihos…apo veprat e Tasos si dhe te duararteve te tjere Poradecare…
    Kush ka te drejte te pengoje te rriten pemet ne mes te qytetit si dozot aty ne qytetin e luleve dhe tek prokuroria e Tiranes ..prej telave te korentit (nje rrezik per njerezit)
    VETEM NJE SHPIRT I LIRE ME SYRIN E NJE ARTISTI qe ka dashamiresine per te bukuren
    e ambjentit dhe te se bukures do i sjellin shkelqimin e zbehte ketij qyteti .DHE une besoj shpirterisht se EDI dhe vetem EDI e sheh jo vetem Poradecin me SYRIN E BUKUR TE SHPIRTIT ndaj I UROJ SUKSESEdhe pune te mbare !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *