Qytetarët gjermanë do të gjenden sot përballë një debati të fortë televiziv, i programuar të zhvillohet mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe rivalit të saj për zgjedhjet e 24 shtatorit, Martin Shculz.
Ndërkaq, sipas një sondazhi të zhvilluar nga kanali televiziv ARD, rezulton se gati dy të tretat e gjermanëve të pyetur e shohin që tani Merkelin si fituese të këtyre zgjedhjeve. Ndërsa vetëm 17 % e gjermanëve me të drejtë vote mendojnë se Schulz do të arrijë një rezultat të mirë në 24 shtator.
