Ashton-Fyle: Kosovë-Serbi lanë pas të kaluarën

redaktor

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton dhe komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle kanë vlerësuar sot se, rekomandimet e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave me Serbinë dhe Kosovën hapin rrugën për të ardhmen e të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

“Rekomandimet për fillimin e negociatave për pranim me Serbinë dhe për Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim me Kosovën shënojnë shkëputje të vendosur me të kaluarën dhe një hap të përbashkët kah e ardhmja evropiane”, tha zonja Ashton nëpërmjet deklaratës së saj.

Ajo më pas ka përgëzuar liderët e Serbisë dhe të Kosovës “për guximin e tyre dhe vizionin” dhe shtoi se, “jam e nderuar, që pata mundësi t’i kontribuoj këtij procesi”.

Komisioneri për Zgjerim i KE-së, Stefan Fyle ka konstatuar se, rekomandimi ishte “lajm i mirë për popullin në Serbi, në Kosovë dhe në rajon”.

“Serbia dhe Kosova kanë dëshmuar se mund të përqendrohen në të ardhmen e tyre, e të mos mbeten të përfshira në të kaluarën e tyre”, tha Fyle dhe shtoi se, “Serbia dhe Kosova meritojnë, që të lëvizin në mënyrë të vendosur kah e ardhmja në BE”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *