“Ashtu si Meta, Rama e Basha ranë dakord”, Ambasada e SHBA: Kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku

J L

Situata e koronavirusit në Shqipëri sjell edhe reagimin e Ambasadës amerikane në vendin tonë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ambasada shkruan se COVID-19 kërkon cilindo në Shqipëri, dhe prandaj duhet një bashkim në frymë dhe në veprime.

Ambasada vazhdon duke njoftuar se edhe ata do të zbatojnë masat mbrojtëse të rekomanduara nga OBSH.

Reagimi i Ambasadës Amerikane:

“COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjienike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur.”

 

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • qofsha i gabuar

    por ai presidenti Meta

    dhe ylli ne ngjitje i arvizuse

    pa harruar dhe salivirusin

    jane 10000 here me te rrezikshem

    se corona virusi i sotem

    thanks for nothing !

  • Kush te kerkoi mendje ty ,e kush te vuri plak qelbesirat amerikane,qe na prune turq e arabe ketu.Nuk Jane te gjithe shqiptaret malok o qelbesira amerikane.Nuk Jane te gjithe shqiptaret mercenar kunder tokes se tyre.
    Ju te vrisni naten e te qani diten.
    Jashte nga Shqiperia pushtues te poshter.

  • Amerika eshte dhe mbetet nji nder shtetet me te dashura per ne shqiptaret ,
    nji nder Aleatet tane me te mire ,

    ajo nuk perfaqsihet nga jerez te vecante ,
    te kamufluar nganjiher si amerikane .
    Pasaporta Amerikane nuk te ben patjeter Amerikan

    nderkohe qe genin disa e kan te shprehur qarte ne surrat !
    Nuk eshte e vertete se kik = Koronavoirus intensiv mortor
    edhe pse veprimet flasin qarte me shume se fjalet per medie ,
    qe i sherbejne manipulimit te opinionit si nji Maske
    mashtruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *