Asimptomatikët ndaj Covid do testohen në grup

Leda Hysa

Zgjidhja e re vjen nga Izraeli. Quhet P-Best dhe arrin të identifikojë njëherësh të infektuarit me Covid, por që nuk kanë simptoma.

Në një artikull të botuar në Science Advances, studiuesit shpjegojnë se e kanë vërtetuar vlefshmërinë e metodës në një grup prej 384 personash.

Në vend që të testonin mostrat biologjike një nga një, shkencëtarët kryen vetëm 48 analiza duke grumbulluar mostrat. Konkretisht, 384 mostrat u ndanë në 48 minigrupe, secila prej të cilave përbëhej nga një grup unik prej 48 mostrash. Në këtë mënyrë, secila mostër ishte e pranishme në 6 minigrupe të ndryshme.

Pasi u morën rezultatet e 48 testeve të grumbulluara, shkencëtarët përdorën algoritmin special për të zbuluar se cili nga mostrat individuale ishte pozitiv. Në këtë rast të veçantë ata gjetën 5.

E gjithë procedura zgjat vetëm 1 orë. Sigurisht që do duhet kohë të vihet në zbatim nga shtete të ndryshme.

Përdorimi i kësaj metode do shmangte transmetimin zinxhir.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *