“Asimptomatikët nuk e përhapin Covid-19”, sqaron OBSH: Po mësojmë gjatë gjithë kohës

Leda Hysa
World Health Organization (WHO) Director-General Tedros Adhanom Ghebreyesus speaks during a daily press briefing on COVID-19 virus at the WHO headquaters in Geneva on March 9, 2020. - The World Health Organization said on March 9, 2020 that more than 70 percent of those infected with the new coronavirus in China have recovered, adding that the country was "bringing its epidemic under control". (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP)

Drejtuesi i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus adresoi të mërkurën komentet disi konfuzuese që u bënë më herë nga një zyrtare e organizatës.

Udhëheqësja teknike e OBSH-së për koronavirusin, Maria Van Kerkhove deklaroi ditë më parë se “është shumë e rrallë që një person asimptomatik të transmetojë virusin tek të tjerët.”

Duke iu referuar kësaj deklarate, Tedros u shpreh gjatë një konference:

“Që nga fillimi i shkurtit, ne kemi thënë personat asimptomatikë mund ta transmetojnë Covid-19, por kemi nevojë për të bërë akoma më shumë kërkim në mënyrë që të kuptojmë sesi funksionon transmetimi i virusit nga personat asimptomatikë.”

“Por ja çfarë e dimë ne, se gjetja, izolimi dhe testimi i personave me simptoma, dhe gjurmimi dhe karantinimi i kontakteve të tyre, është mënyra më kritike për të ndaluar transmetimin, ” shtoi më tej  Tedros.

Kreu i OBSH shtoi se ky është një virus i ri, dhe se të gjithë po mësojnë me kalimin e kohës.

“Të komunikosh shkencë komplekse në kohë reale për një virus të ri nuk është gjithmonë i lehtë, por besojmë se është pjesë e detyrës sonë ndaj botës. Dhe ne gjithmonë mund të bëjmë më mirë. Ne mirëpresim debat konstruktiv. Kështu përparon shkenca,” deklaro më tej Ghebreyesus.

Maria Van Kerkhove i bëri deklaratat e saj për personat asimptomatikë të hënën dhe pas komenteve të shumta, të martën ajo sqaroi se përhapja e virusit nga këta persona është e mundur, por duhen akoma më shumë studime rreth kësaj çështjeje.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • e 10eu doktoreshe Maria
    sikur s’ishin mangut akuzat e trump ndaj OBSH per keqmenaxhim te krizes, duhej te ngaterronte pune me gojen e vet ObSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *