Askush më vonë nuk do të mund t’i kontrollojë…

redaktor

I nderuar kryeredaktor!

Marr shkas t’ju shkruaj nga lajmi se Ministri i Ekonomise thote qe do rishikohet ligji per importin e mbetjeve plastike me qellim favorizimin e industrise plastike ne vend nga kjo mundesi. Ne vitin 2012, kur u fol nga qeveria Berisha per kete import pati nje reagim masiv nga lexuesit. Duke u ndodhur ato dite ne spital kisha mundesine te flisja me nje ish drejtues te njeres prej industrive italiane te plastikes, qe kish mbuluar proçesin prodhues per disa dekada, pikerisht ne Himont, pjese e kolosit te kimikes, Montedison.

Madje provova nje tip interviste me emrin dhe mbiemrin e personit, qe me kenaqesi nuk ngurroi te me shpjegonte me thjeshte se ku qendronte”kleçka” e Riciklimit dhe kostot perkatese. Kete ia dergova nje gazete dhe botuesi me siguroi qe shume shpejt do e botonte,por pastaj humbi e gjithe kjo dhe konkretisht nuk e kam.

Atehere po e permbledh shkurt kete problem. Ish drejtuesi me sqaroi se riciklimi eshte i mundur, por nuk eshte proçes infinit. Psh, shishen e plastikes fillimisht do e ndash ne tre komponente, shishja tjeter material, tapi tjeter material dhe etiketa tjeter material. Te treja bashke keto nuk perzihen se prishet lenda e pare; per kete kerkon kujdes seleksionimi qe ka nje kosto. Pastaj edhe sikur seleksionimi te behet siç duhet, pas heres se trete dhe te katert plastika nuk ka me veçorite e duhura dhe eshte thjesht pa interes ekonomik. Biles prodhuesit e kane me kosto me te ulet ta blejne lenden e pare te “virgjer” sesa te”ricikluar” per hir te kostos dhe cilesise se materialit.

Riciklimi del me interes sikur shteti te imponoje lehtesira fiskale dhe rimbursime, qe artificialisht do krijonin mundesine e interesit ekonomik, mirepo kjo do ishte kosto per shtetin, dmth per shpenzimin publik. Se fundi fare, keto mbetje do ngeleshin “pilaf” ne vendin tone, qe edhe sikur te perdore termovalorizatoret (çentrale energjie)qe djegin ne 1000 grade celcius, perseri mbetje do kete ne sasi me te vogel.

Eshte kjo arsyeja se perse industrite kimike e kane me lehte ti japin diku keto mbetjet plastike (pasi e kane bere riciklimin me interes per hesapin e tyre) dhe biles japin para t’ua pranosh, pasi trajtimi i ketyre mbetjeve ne vendet e origjines ka kosto infinitisht me te larte.

E thene shkurt, shqetesimi im eshte ky; keto tip marreveshjesh jane nje skenar i kamufluar i “ngecjes” se mbeturinave plastike ( e rrjedhimisht toksike) dhe shume pak mundesi e vertete per te “ndihmuar” industrine tone plastike, qe edhe sikur ta ndertojne nga e para nuk ka shume logjike ekonomike te trajtoje mbeturinat plastike. Kjo, pasi proçesi i riciklimit, siç e thashe eshte i kushtueshem, çalon ne cilësi (e rrjedhimisht kujt do ia shesesh plastiken e cilesise se dobet?) dhe se fundi, ky proçes nuk eshte infinit, pas disa trajtimesh mbeturinat te mbeten ne vend si doppio gjashta.

Ju lutem, beni nje investigim me te detajuar dhe pyesni njerez me autoritet te Kimikes, qe duhet te mos kene interes direkt ne kete proçes. Askush me vone nuk mund te kontrolloje sasine dhe cilesine e “importit” te ketyre mbetjeve, gje qe e ben shume me te rrezikshme situaten, per nje vend si ne me hapesiren e vogel dhe mundesite e pakta qe kemi. Ju uroj gjithe te mirat dhe suksese!

 

Email në adresën e Kryeredaktorit

[email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *