Pesë ditë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, askush në PD nuk di të thotë nëse ata do të rikthehen në Kuvend.
Edhe pse ka mbetur një kohë e shkurtër, kreu i PD, Lulzim Basha, nuk ka bërë asnjë mbledhje me deputetët demokratë për të diskutuar një rikthim të mundshëm në Kuvend.
Madje, edhe aleatët janë të paqartë se si do të veprojnë.
“Deri më tani nuk ka asnjë njoftim për zhvillimin e ndonjë takimi mes partive aleate në koalicionin opozitar për çështjen e marrëdhënies sonë me Parlamentin”, ka thënë kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, për “Shqip”.
Nard Ndoka ndërkohë ka thënë se do të jetë në Kuvend, pavarësisht vendimit që do merret nga drejtuesit e PD-së.
Duket se edhe vetë Basha nuk e ka të qartë nëse do të lejojë PD-në të rikthehet në Kuvend.
Ose më saktë, nëse do të lejohet nga Berisha që të urdhërojë rikthimin ne Kuvend të deputetëve demokratë./b.l

MOS PACI KOKEN TUAJ
Meta me Bashen jane jo shoke,por kaluar vellait,,,edhe grate e tyre,po ashtu,,,kurse ne vetem llapim,,,,ajde shtet ajdeeee
Rama i ka shoke,dhe ti rruaje trapin,,ashtu si ne,,pffffffffff
Rikthimin e pd në kuvend e ka në doré vetëm naltmadhnia e tij sali ram berisha i parë? “Dita” i shtron kot pyetje apo çështje të tilla!? Tung!
He mer ,,se ne nje poce pjerdhin keta,por mjere populli thuaj,,,dava zhulsash qe ishalla ikin me nder,sic iku Pashko,me djithe femije
Kujt i duhen .Njeri me i ndyre se Tjetri.