Askush nuk dëshiron të punojë më me Woody Allen

J L

Askush nuk dëshiron të publikojë autobiografinë e Woody Allen. Botuesit e mëdhenj kanë refuzuar të lidhin kontratë me regjisorin, pasi nuk duan të dëmtojnë imazhin e tyre.

Refuzimi ka nisur pas lëvizjes “Me too”. Tashmë kolegët refuzojnë të punojnë me të, por edhe Amazon nuk i  shpërndan më filmat e Allen.

Gjithashtu, botues të shtëpive prestigjioze amerikane kanë refuzuar të publikojnë autobiografinë e Woody Allen.

“New York Times” shkruan se shkak është bërë rishfaqja e akuzave të vjetra për ngacmim seksual ndaj vajzës së adoptuar të regjisorit.

Disa kanë përdorur fjalën “toksike” për të përshkruar rrezikun  e bashkëpunimit me Allen në këtë moment: jo vetëm për çështje etikë, por edhe për rrezikun e një dështimi të madh tregtar.

Në mes të lëvizjes feministe “MeToo”, Allen ishte kritikuar për mbrojtje pjesërisht të ish-regjisorit Harvey Weinstein, ndërsa akuza e vjetër për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të adoptuar, Dylan Farrow ishte rishfaqur.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *