Asnjë vend në tokë nuk do të mbijetojë nëse shtetet bërthamore më të fuqishme lëshojnë armët atomike kundër njëra-tjetrës, tha Vladimir Putin.
Komentet e tij janë pjesë e një serie intervistash me regjisorin amerikan Oliver Stone, raporton “The Sun”
“Unë nuk mendoj se dikush do t’i mbijetonte një konflikti të tillë”, u përgjigj Putin në një shfaqje të shkurtër e cila do të jetë pararendëse e një dokumentari të titulluar “Intervistat e Putinit”.
Udhëheqësi rus bëri rrëfimin e pazakonte ndërkohë që globi është në prag të konfliktit të gjithanshëm.
Koreja e Veriut dhe udhëheqësi i saj Kim Jong-un po ndërtojnë armët e tyre bërthamore në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare dhe SHBA-ja me Rusinë mbështesin palë të kundërta në konfliktin e Sirisë.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-ve janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, por Putin duket se nuk është shumë shpresëdhënës për përmirësimin e situatës.
“Ka gjithmonë shpresë. Derisa të jenë gati të na çojnë në varreza dhe të na varrosin”, shtoi Putin duke qeshur.

“Udhëheqësi rus”
akoma me terma të pjerdhur ose të kohës kur me të vërtetë kishte kryeministër,president dhe mbi ta qëndronte një “udhëheqës”!!
këtë mund ta shoshit për fidelin dhe ndoshta për kimin me qepë,por jo për putinin!!ai,e ka si e ka,është president i rusisë dhe jo udhëheqës pa asnjë lloj titulli shtetëror!!udhëheqëi është “shpirtëror”,pavarsisht se bëhet gjithçka ai do!!
Friksojini njerezit se keshtu e keni me te lehte per ri manipuluar duke u hequr çdo te drejte elementare te te qenit i lire çdo lloj privatesie dhe ne nu fund i ktheni ne robot me shpirte qe te punojne vetem per nje grusht njerzish. .