Askush nuk e beson historinë e tyre

Ornela

Nëse para disa ditësh çështja e ditës në Internet ishte fustani me vija blu dhe të zezë, tani e ka radhën një tjetër divergjencë që shkakton debate që zgjatin me orë të tëra në zyrë, shtëpi dhe grupe miqsh: binjaket Lucy dhe Maria Aylmer.

Lucy është e dobët, me flokë të kuqe, ka sy blu dhe një lëkurë shumë të bardhë. Maria është pak më e bëshme, me flokë kaçurrela dhe të zeza, sy të zinj dhe lëkurë zeshkane. Me këtë përshkrim është shumë e vështirë të besosh që janë të së njëjtës familjeje.

Por, ato jo vetëm që janë motra, por janë dhe binjake. Kjo veçanti gjenetike ka origjinë në paraardhësit e dy vajzave. Babai është një anglez i bardhë dhe nëna, një angleze me origjinë xhamajkane me ngjyrë.  Lucy dhe Maria lindën më 1997 dhe që kur ishin të vogla askush nuk i besonte që ishin motra. Siç thonë ato për “New York Post”, “edhe pse visheshim njësoj, njerëzit nuk na besonin”.

bf07fe90-c189-11e4-9feb-0f04d8f15829_10838241_392256127614820_861843586511949911

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *