Askush nuk e përbalt dot Luftën tonë Antifashiste

Elena Tase

Nga Sevo Tarifa

(Përgjigje Akademisë së Shkencave nga një veteran i Luftës)

Ne, veteranët, që ende jemi gjallë nuk i durojmë dot ata që flasin e shkruajnë si të çartur, të ndërkryer, kundër luftës Antifashiste Nacionalçlirimtarte e shokëve bashkëluftëtarë dhe mohojnë gjakun e dëshmorëve. Fjalët e zeza të tyre na ngacmojnë, na provokojnë dhe na detyrojnë të replikojmë me të drejtë e gjakftohtësi.

1

Ja tani, na dolën ca “Akademikë të zgjuar”, që kanë  ndër mend të mblidhen në një  “Konferencë Ndërkombëtare shkencore”, se “u dhemb” shpirti për 75-vjetorin e Çlirimit që po afron! Nga gazeta luftarake “Dita” mësuam se në “projektin” e kësaj konference nuk figuron fare termi “LANÇ”, sikur fashizmi ka qenë dhe është “paqësor”,“pa armë e pa uniformë”, do bëhen disa “përcakrtime shkencore” se “kush është dëshmor, martir, viktimë” e profka të tjera “alla-fashiste!”. Dhe “argumentojnë” se kështu e do Europa!…

Çudira që s’na çuditin!? “Lum” si ne për “akademikët” që kemi! Na japin “shkencë” ”me bujari”, veçse ne, me “sytë e mendjes” shohim se këto “dukuri” sikur janë dendësuar shumë këto kohët e fundit. Dhe kanë për thelb: fashizmin! Veprime njëri pas tjetrit: nga pritja ceremoniale zyrtare shtetërore e kryeballistit Mit’hat Frashëri te lista e zezë me 186  luftëtarë adhetarë të mirënjohur që akuzohen “kriminelë”; nga heqja prej Stadiumit  të ri sportiv i emrit “Qemal Stafa”, te gafa politike e fundit e “Akademisë së shkencave”! Po nesër? S’dihet se çfarë tjetër budallallëk do dëgjojmë apo lexojmë, se helbete “demokraci” është! Por një gjë nuk e dimë keq: shigjetat e zeza fashiste kanë obiektiv kryesor LANÇ! Ne, veranët u themi: s’ka “bubullimë” që e tund nga vendi malin! Nuk ka nevojë të thuhen me emra kush janë “snajperët”, se nuk do të doja ta fëlliqja me emrat e tyre këtë shkrim modest, ndaj po i quaj më tre emra të shkrirë vetëm në një sinonim: neoballistë, neofashistë, neozogist!

Se kush është fashizmi, këtë na i kanë sqaruar aq më dëshmorët, që u përleshën me fashizmin fytpërfyt, ndaj s’na duhet “filozofia” me rrënjë në zemrën e zezë të fashizmit. Po kujtoj dhjetë prej dëshmorëve, aq fishekë merrte dhe patllakja turke që ndonjëri prej tyre e mbante në brez…

Memo Meto: Fashizmi është “këmishëzi, ujk, spiun, çakall, milic, hajdut, dallkauk”! Tase Çela: “Siç është i zi fazhizmi, ashtu ka dhe zemrtën të zezë”. Ngjeli Goga: “Fashisti është ujk, s’ka zemër në gjoks. Ai e shuan etjen me gjak. Prandaj qëllo si mbi ndonjë derr, se s’ka drejtësi më të madhe se plumbi që bie mbi të”. Karafil Bello, la në qeli pusullën: “Me ju, o fashistë të ndyrë, tash do të flasim vetëm nëpërmjet grykës së pushkës. Kokën lartë!” Stiliano Bandilli: “Le të derdhen si breshër mbi kokat tona predhat e armikut, ne do të luftojmë”. Fahri Ramadani: “Mos i lëshoni pozicionet, shokë! Luftoni! Lamtumirë!”! Kleanthi Manastirliu: “Mua më jepni mitrolozin, ai di të flasë më mirë me fashistët dhe tradhtarët”! Kostandin Leka: “Sinjor tenente, po të doni ju presim në mal”! Myslim Shyri: “Fashizmi asht shtrirë këmbëkryq në vatrat tona, por rrënjë s’do ta lëmë me lëshue”. Hajro Çakërri: “Do të luftojmë, siç të parët tanë”!

No koment, veç një kujtesë: Era e zezë fashiste fryn edhe sot me shpejtësi e tërbim ku më shumë e ku më pak dhe depërton atje ku “gjen sheshe dhe bën përshesh”. Plevitosen e “sëmuen” më shumë, më parë e më shpejtë ata që kanë më të mëdha “poret” e lëkurës”, të cilët “brehen” nga brenda, siç bren krimbi drurin, acidi enën dhe limoni çimenton…

Dhe një pyetje për ata “akademikë”, që kanë bërë projektin për këtë konferencë: nga koka e tyre e kanë, apo fijet e zeza shkojnë më lart dhe më larg në zemra të zeza?! Gjithsesi, le ta dinë mirë se përballë kanë mbarë popullin xhevahir atdhetar, kanë bazat e luftës, veteranë e pasardhës,  këta zogj të  shqiponjave partizane, që po marrin në dorë stafetën dhe e zbatojnë me besnikëri për nderin e Shqipërisë së dashur!

2

Meqë “Projekti” i të ashtuquajturve akademikë flet dhe për dëshmorët, do të donim t’iu kujtonim atyre, -jo se nuk i dinë-,   edhe disa mendime me gjuhën e shkruar e të pashkruar të Mësuesit e Artistit të Madh Popull, që besoj se do ta shohin veten si në pasqyrë, pë të bërë krahasimin me veten:

 “Janë dëshmoët, pa jemi ne,  pa ata  s’do kishim Shqipëri të çliruar”. “Dëshmorët janë maja e maleve. Ajka e trimërisë. Yje të Pashuar, që na ndriçojnë rugën me zigzage, por të ndritur. Na thërret lavdia e tyre, heroizmi i tyre”. “Çdo fjalë e jona për ta është kryefjalë. Fjalë zemre. Fjalë e artël “Dëshmorët ulën male, puthën tokë!”. “Ata rrojnë si shqiponja me rrënjë në zemrat tona”. “Nuk kanë vdekur, janë në këmbë, janë në këngë; radhë-radhë, rrojnë në Shipërinë e bardhë”. “Zemrat e tyre me çika, syrin me shtatë drita”. “I kemi në krye, ndritin si yje”.“Na japin forca, janë në radhë, sI fishekët në gjerdanë”.

“U hapshin lulet fije-fije, përherë si flamur lirie”. “Nga betimi buçet dheu, zemrat bashkë  na i bën Atdheu”. Dëshmorët “Bisedojnë burri me gurin, shqipja, pushka me flamurin”. Janë të qeshur, me pallë zhveshur”. “I kemi midis nesh: Erdhën nëpër dallgë, zjarr e hekur, flamur lufte nëpër shekuj”.

Kanë shkruar dhe vetë dëshmorët duke “gatuar miell” jo me ujë, por me gjakun e tyre; jo me margarinë, por me gjalp; jo me penë, por me bajonetë; jo në zyra, por në gërxhe; jo në letër, por në shkëmbinj; në çlodhje jo me fizarmonikë, por me këngë; jo në shtëpi kulture, por rreth zjarrit partizan, ku këndohej, kishte estradë, teatër, humor; ulur jo në karrige, por mbi gurë; jo në liri, por “me qefinë në kokë”. Me konsulentë jo historianë, por partizanë! Ndaj krijimtaria e tyre mban erë barut. Prushëzon. Frymëzon. Edukon. Fuqizon. Skuqojnë heroizmi i tyre, shkëlqejnë virtytet e tyre. Na ndriçon mësimi i Komandantit të Përgjithshëm, Enver  Hoxha: “Kush bie për Atdheun, ai ka fituar diçka të shenjtë, që nuk mund ta fitojë çdo njeri: të drejtën që populli të shkojë përpara varrit të tij dhe të përulet me respekt të thellë”.

3

 Ishte kohë lufte. Frynte era e lirisë. “Dëshmorët ranë si bie mbi mal reja, si bie mbi lis rrufeja”. Janë mbi 28.000, një dëshmor për çdo kilometër katror! Një zë adhetari flet: E dashura Shqipëri faqekuqe! Të skuqën dëshmorët me gjakun e tyre pëllëmbë për pëllëmbë. Ndaj, Ti i kujton, i nderon, sidomos në Datën e rënies e në Ditën e tyre, Pesë Maj, ditën që ra Qemali. Niciativat janë të shumllojta, rreth më rreth, nga baza në bazë. Zhvillohen veprimtari të bukura, atdhetare, kulturore, të larmishme, të lavdërueshme, rreth lapidareve e pllakave përkujtimore, në familje baza të luftës e të tjera.

Dëshmorët i gjen në zemrat e popullit, në sofrën e vegjëlisë, në mes të familjeve të tyre, të bashkëluftëtarëve. I gjen radhë-radhë në vëllimet “Yje të Pashuar”, në monumente, lapidarë e buste. Dhe duke i kujtuar e festuar për ta, i sjellim gjithnjë e më shumë sa më afër. Dhe herë çmallemi e herë na ndizet më shumë mall për ta!

Dhe shkruajmë për dëshmorët, është sikur i sjellim ata të gjallë në dritë, në familje, në jetë, në punë, në shoqëri. “Takohemi” me ta. Ulemi e bisedojmë. I pyesim e të pyesin. Mësomë e frymëzohemi prej tyre. Dhe në këto marrëdhënie njerëzore kemi një problem psikologjik, të natyrshëm: na përshkojnë emocionet pozitive. Impresionohemi. Prekemi…

Vepra e dëshmorëve flet më shumë se fjalët. Ato janë si lule, si yje që nuk perëndojnë kurrë. Njerëzit kanë emra të ndryshëm. Por “Nuk është emri që e bën njeriun, është njeriu që bën emër . Dhe dëshmorët bënë emër me veprën e tyre, me luftën e tyre, shkruan histori me gjakun e tyre. ishin dhe mbetën shpirtnjeriu, të pavdekshëm, se Toka Mëmë, që i mban në gji, nuk ua prish atë bukuri”! E ne i përfytyrojmë ashtu siç ishin: të rinj, energikë, të bukur, të qeshur, të fuqishëm, të gjallë, në ballë, me mall; në kolonë partizane, me pushkë në dorë, me yll në bustinë, rreth zjarrit partizan, në llogoren e luftës, në vijën e parë të sulmit, trima e kryetrima! Dhe përkulemi para tyre me nderim e grushtin lartë!

Share This Article
9 Comments
  • I nderuari Sevo Tarifa!
    Populli ka thene me kohe se “DERRI DO PLUMB”!
    Dhe sot Shqiperine e kane fundosur jo “derrat” e zinj te bashkepuntoreve,por kelyshet e zinj te ish komunisteve!
    Qe prej 29 vjetesh ne Shqiperi nuk kane ngritur koken pinjollet e ballit e Legalitetit,por qe kur uzurpoi PS-ne nipi i antarit te Byrose Politike,KALI I TROJES Edi Rama,kjo parti mori fund se qeni socialiste,bile as shqiptare!
    Per mua Rama me PS-ne jane sot PUSHTUESIT e Shqiperise,se ato qe i kane bere e po i bejne keta bandite ketij populli,as pushtuesit otomane nuk arriten t’ia benin!
    Fashizmi dhe tradhetia ka marre hov,se sot vendit i mungojne trimat atdhetare si Migjeni dhe Avni Rustewmi,se sot ka me shumice Hamit Matjane,Isa Toska,Xhaferr Deva,kurse vete Rama eshte dora vete alias REXHEP MITROVICA!
    Rruga e vetme e zgjidhjes eshte shporrja e armikut me te djallezuar te shqiptareve Edi Rama,prandaj antaresia e PS-se,ne se u ka mbetur sa do pak gjak shqiptari idealist,duhet te ngrihen ne kembe dhe ta flakin ate ne koshin e plehrave te historise!

  • “Askush nuk e përbalt dot Luftën tonë Antifashiste”-thote partizani i nderuar Sefo Tarifa!
    Jo,i nderuar,ate LUFTE jo vetem e kane perbaltur qe prej 29 vitesh rresht pjellat e kolaboracionisteve,por koven me balte dhe kazmen ne dore kunder asaj LUFTE e kane marre ne dore kelyshet nipa te ish partiizaneve,ish komunisteve dhe bejleret e rinj te dala nga ish blloku komunist!
    Kesaj populli i ka thene “Rrit kuten te haje koken”!
    Flamurin e antikomunizmit dhe vecanerisht te luftes kunder LANC-it e ka marre ne dore tradhetari Edi Rama!
    Ai sot ka vene ne gjunje antaresine socialiste dhe po ben gjithcka qe ata nuk e kundershtojne duke i dhene atoj karten e liderit demokrat liberal progresist,kur ne fakt eshte fashist dhe anti shqiptar!
    Sot nuk eshte koha te themi cxfare eshte bere,se kete e dine edhe femijet,por se cfare duhet bere!
    Se pasri,antaresia socialiste duhet te zgjohet dhge te ngrihet ne kembe qe te shporre te gjithe antishqiptaret ne PS duke filluar nga Edi Rama!
    Se dyti,te kerkojne me force shkrirjen dhe shperndarjen e kryesise dhe asamblese tradhetare socialiste!
    Se treti,te thirret nje kongres i Jashtezakonshem ku te gjykohet e denohet veprimtaria tradhetare e udheheqjes se deri tanishme dhe te zgjidhen organet e reja drejtuese!
    Se katerti,te pranohet qe te zhvillohen zgjedhjet e parakoheshme,ku partia te pergatitet e te garoje me njerez te afte,idealiste,atdhetare dhe te perkushtuar ndaj interesave te popullit!
    POSHTE TRADHETIA E EDI RAMES!

  • De jure kemi Parti Socialiste , de facto jo .
    Pse kështu , ky është muhabet i gjatë që kërkon një analizë të thellë , duke filluar që nga mënyra si u krijua .
    PPSH e vdekur lindi një foshnjë të vdekur , PSSH – anemike , të trembur , frikacake. Shumica e shqipëtarëve janë socialistë , por, janë anonimë , qenë këta që e mbajtën gjallë PS në luftën e egër me fashizmin demokratik shqipëtar , megjithse të tradhëtuar nga udhëheqja .
    Nuk ka turp , nuk ka poshtërim më të madh për PS sesa dalja në krye të saj e një anarkisti fashist i deklaruar !
    Nuk po vazhdoj më tejë ; socialistët duhet të marrin në dorë fatin e partisë, që ka të bëjë edhe me fatin e Shqipërisë !

  • Nuk e perbalt kush luften tuaj,pa merak xha Sevo.
    Luften tuaj e perbalti Plenumi i Beratit,qe ne tetor 1944.
    Drejtuesit e Luftes tuaj e quajten veten BANDE TERRORISTE..Kete e ka plasur troc,pa pike frike Sejfullah Maleshova,Nako Spiru,Tuk Jakova,Ymer Dishnica,Gogo Nushi ,madje,madhje edhe Koci Xoxe,qe do te behej cengeli ku u varen krimet e komunizmit,e tha nje fjale per terrorin e banditeve
    Pra,balta eshte e vjeter,ja hodhen vetes komandantet dhe komisaret e luftes.
    Ashtu si kerkon Rama nga dyqanxhijte kuponin tatimor,edhe keta i paraqiten enver hoxhes kuponat tatim-paguese,,leter-porosite per pushkatime ,masakra kolektive,individuale,qe i dergonte enver hoxha nga zyra e tij ne shtepine e Bari Omarit,nga Vila e tregtareve Baholli,nga sarajet e beut ne Odrican,..
    Se enver hoxha me doren e vet nuk ka vrare as nje pule,se e zinte gjaku.

  • I madh je zoti Sevo.
    Respekt per penen tuaj, per kulturen tuaj Te larte, per madheshtine e personit tuaj qe keni bere nje emer kaq Te larte e te respektuar.
    Ju pershendes nga New York bashke me familjen time.

  • Kujto per nje moment njerezit qe u kacavirren si majmuna neper mure ne ’90, apo neper\ anije per ne Bari ne ’91. Kujto edhe ata qe u gerricen ferrave per nje jete me te mire ne Greqi, dhe pastaj fol per perbaltje te LANC’it o fosile enveriste.
    Ne fakt duhet te kujtosh te gjithe ata patriote intelektuale qe babloku yt sadist pederast I zhduku deri ne shtate breza, por me mire jo se me keto vrasje krenohesh ti.
    Po do shkosh ne ate bote edhe ti se nuk do thahesh siper dheut. Dhe do ta japesh llogarine atje tek i Madhi.

  • Degjoni Sevo Tarifen m shoke;atdhatre te vertete.

    “Rebel”atdhetar, te lumte sa shkruan dhe argumenton. Ashtu u befte.Se luan TOPI fajalen tende.sa te Limanit,Roses ,rjeshtome dhe mua..
    Dhimbia e madhe POPULL !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *