“Nuk njoh ndonjë tjetër, shqiptar apo të huaj që të ketë bërë për vendin tonë aq sa ka bërë Kryepeshkopi Anastas, pa kërkuar asgjë e pa marrë asgjë”. Kështu shprehet mitropoliti i Korçës në një intervistë për revistën “Java”.
Imzot Joani del në mbrojtje të kryepeshkopit Anastas duke i konsideruar sulmet ndaj tij si të padrejta. Ndërsa në lidhje me nacionalizmin e vërejtur kohët e fundit në skenën politike, mitropoliti i Korçës thotë se është një fenomen që shfaqet në periudha të boshllëqeve ideologjike e kulturore, në popuj të frustruar, në kohë krizash ekonomike e morale.
Gjithashtu, në intervistë, Imzot Joani komenton edhe rezultatet zyrtare të censusit, të cilat nuk i kundërshton prerë. “Ne ortodoksët jemi më shumë sesa shifra zyrtare që është dhënë nga censusi. Jemi mbi 24% në të gjithë Shqipërinë”.
Me palo prift nuk mund te gjendet. Fale mendjeve te tilla mund te qendroje greku Janullatos si I pari I kishes ortodokse. Te vjen turp kur lexon keta bicim prifterinjsh qe e quajne veten shqiptare. Ky palo prift nuk mund te jete tjeter vecse nje mjeran qe shet vendin e mohon At Nolin, rrolin e tij qe ndertoi e udhehoqi Kishen autoqefale Shqiptare. Cdo shqiptare duhet te ndihet I fyer nga kjo deklarate e bere nga ky palo prift dhe e paguar nga greku Janullatus
C’thote Qirje Fatmiri qe na u be ushtar i janullatosit? Po a e beson veten ky? Po a e mbani mend kur ky shkruante kunder Janullatosit sapo fitoi te drejten e fitimit te nej burse en SHBA me fondet e lena pas nga Imzot Noli? Atehere ky kunder, po sot cfare ka gelltitur?