20 Korrik, Dita e Veteranit
Flet Odhise Porodini, Kryetar i Organizatës së Veteranëve të LANҪ-it të popullit shqiptar “Nderi i KombiT
Odhise Porodini ka lindur më 20 gusht 1930 në fshatin Labovë e Vogël të krahinës së Rrëzës , por rritur në fshatin e nënës së vet në Karjan të krahinës së Lunxhërisë në Gjirokastër. Pas mbarimit të shkollës fillore shkon si punëtor krahu në qytetin e Vlorës. Në Nëntor 1943, aktivizohet në Organizatën e Pionierëve Antifashistë “Debatik” dhe zgjidhet drejtues i saj duke kryer aktivitete të ndryshme në mbështetje të Luftës Nacionalçlirimtare. Në pranverën e 1944 vjen në Tiranë dhe merr pjesë në Grupin e Dytë Ushtarak të Pezës, duke kryer një seri aktivitetesh, veçanërisht në luftën për çlirimin e Tiranës. Pas çlirimit merr pjesë në aksionet e rinisë për rindërtimin e vendit. Për rreth 40 vjet kreu detyra të rëndësishme si jurist, fakultet që e mbaroi me rezultate shumë të mira në vitin 1962. Nga viti 2010 Odhise Porodini kryeu detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Komitetin Kombëtar të Veteranëve të LANҪ-it, ndërsa tani ai është zgjedhur në postin e lartë të kryetarit të Komitetit të Veteranëve të Luftës NÇ. Për merita lufte dhe pune i janë akorduar 10 urdhra e medalje. Mban titullin “Krenaria e Qarkut të Gjirokastrës” dhe “Nderi i Organizatës së LANҪ-it “Nderi i Kombit”.
-Ju veteranët e LANÇ, pas dëshmorëve të Atdheut, mbeteni “skalioni i parë “ për kontributin që keni dhënë për Atdheun, Shqipërinë. Cili është motivi që mbetet përjetësisht idealist, të palëkundur për të mbrojtur vlerat dhe lavdinë e LANÇ?
-Populli Shqiptar ka luftuar në shekuj për lirinë e pavarësinë e vet. Por asnjëherë nuk e kish arritur dot atë për të cilën kish derdhur lumenj gjaku. Edhe pavarësia që u mundësia më 1912, shumë shpejt u fashit. Ishte LANÇ, kjo epope e lavdishme e cila grumbulloi rreth Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar gjithë shtresat e e popullit, sidomos moshat e reja dhe arriti fitoren e shumëkërkuar pa asnjë ndihmë nga jashtë.
Pa këtë Luftë çlirimtare, e cila e radhiti vendin tonë në krahun e fitimtarëve, në Koalicionin e Madh Botëror Antifashist Anglo-Sovjeto-Amerikan, jo vetëm nuk mund të arrihej fitorja, por as nuk mund të sigurohej pavarësia e vendit tonë. Nëse vendi ynë do kish kaluar në drejtimin e gabuar, në krahun e humbësve, sikurse u bashkuan disa shtete me boshtin Romë-Berlin-Tokio, shtetet shoviniste ishin gati ta copëtonin Shqipërinë.
Prandaj Organizata e Veteranëve, gjithë veteranët, Organizata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të LANÇ dhe pasardhësit, vlerat dhe idealet e kësaj epopeje të lavdishme, të ushqyera e të motivuara nga atdhedashuria, nga ai gjak i derdhur dhe nga ato sakrificat e mëdha që bëri populli shqiptar, jemi të vendosur ti mbrojmë ato me të gjitha mundësitë dhe mjetet demokratike, për të mos u cënuar e denigruar, mohuar e falsifikuar sikurse bëhen përpjekje aktualisht nga subjekte e persona të caktuar për qëllime të mbrapshta antihistorike e antikombëtare.
Mënyra e mjetet me të cilat Organizata e Veteranëve të LANÇ janë veprimtaritë përkujtimore për ngjarje e data të lidhura në historinë e LANÇ, për të rënët, veprimtari këto që kryhen me solemnitet e me një pjesëmarrje të gjerë e në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal. Botime me temë nga LANÇ të cilat promovohen në mënyrë të organizuar, organizim bisedash, në shkolla e institucione, replika e ballafaqime me kundërshtarët tanë, botim i gazetës “Kushtrim brezash”, vizita në muze të LANÇ foto, ekspozita etj
-Ju kini qenë pjesëtar në formacionet partizane, por, meqë kanë kaluar më shumë se 75 vjet nga ajo Luftë, mendoj se për moshën që kini sot, atëherë kini qenë në një fare mënyre “Partizani i vogël Velo”. Ç’është regjistruar ne memorien tuaj nga ajo Luftë?
-Ashtu sikurse jetën edhe luftën e kam nisur shumë shpejt. Në moshën 11 vjeç për të nxjerrë bukën e gojë, u detyrova të punoj punëtor krahu në Vlorë, kur pushtuesit Italian po ndërtonin fushën e Aviacionit. Aty përjetova jo vetëm rropatjen, por edhe urrejtjen ndaj pushtuesit të huaj italian. Disa punëtorë të rinj që më mbanin afër, më kultivuan edhe më shumë këto ndjesi.
Në fshatin Karjan të Lunxhërisë Gjirokastër, kur unë u ktheva aty gjeta një gjendje edhe më të rëndë. Kishte nisur LANÇ. Ishin këta faktorë që në nëntor 1943, në moshën 13 vjeç, kur erdhi i deleguari i qarkorit të Gjirokastrës Sofo Papajani dhe krijoi Organizatën e pionierit antifashist “Debatik”, u zgjodha drejtues i saj. Një varg veprimtarish kryenim bashkë me 6 shokë të tjerë pionierë debatikas. Mblidhnin informacione mbi lëvizjen e armikut, çonim letra nga një fshat në tjetrin, grumbullonim materiale për forcat partizane, i shpërndanim partizanët nëpër baza, e të tjera.
Por, duke gjykuar se lufta kërkonte kontribute edhe më të mëdha, në pranverën e vitit 1944 erdha në Tiranë. Këtu, nëpërmjet kushëririt të nënës Polo Vasi, u lidha me grupin e dytë ushtarak Pezes, i drejtuar nga qarkori i Tiranës, i kryesuar ky grup nga Selaudin Imami. Duke qenë se ky grup vepronte brenda në qytetin e Tiranës e në Pezë, kishte disa baza si shtëpia e Bajram Hetës, e Spiro Kolxhionit etj, të cilat kanë qenë një mbështetje e fuqishme për gjithë veprimtarinë e grupit. Unë si më i riu, më ishin besuar detyra sa të thjeshta, aq dhe të rrezikshme. Lidhja pjesëtarët e grupit, riprodhoja e shpërndaja komunikata, grumbulloja armë e municione të cilat i nisnim për në Pezë, merrja kontakt me ushtarë italianë të mbetur pas kapitullimit të cilët gjithashtu i nisnim në Pezë.
Veprimtaria jonë si grup, kulmoi sidomos gjatë luftës për çlirimin e Tiranës, ku do të veçoja katër ngjarje nga më të vështirat e të rrezikshmet: Në banesën e Llazo Pinës, pranë asaj të Bajram Hetës, kishim magazinën ku patëm të grumbulluar armë e municione, aparate telefonike, veshmbathje etj, të cilat herë mbas here i nisnim në Pezë. Një mbrëmje në orët e vona, në rrugën “Bogdani” u ndie një zhurmë e madhe mjetesh të blinduara. Duke menduar se nazistët mund të na kishin zbuluar e po drejtoheshin te baza jonë, u larguam nga një deriçkë duke dalë në një baçe ngjitur. Ishim tre shokë. Me vete kishim dhe një ish ushtar italian. Mario quhej. Po nuk ndodhi asgjë, zhurma u largua dhe ne u kthyem sërish në bazë.
Rasti i dytë: I ngarkuar me një letër për ta kaluar nga zona e okupuar e Tiranës, në atë të çliruar, tek ish kafe “Bellavenecia” bri bulevardit të madh, tentova të kaloja në krahun tjetër tek “Bilardo Amerikane”. Sapo dola në qendër të këtij bulevardi, më diktoi bunkeri i vendosur në qendër të sheshit të madh (sot sheshi Skënderbej), bunker ky me të cilin nazistët kontrollonin gjithë rrugët që dilnin në shesh. Ai shtiu kundër meje. Ndjeva predhat që më kaluan afër. Rashë përtokë për të krijuar përshtypje se u vrava dhe, kur bunkeri u kthye në krahun tjetër, u ngrita me shpejtësi dhe kalova matanë.
Ngjarja e tretë: Duke qenë te bazat në shtëpia e Spiro Kolxhionit në rrugën (sot Islam Alla), kur po dilja prej saj, u përballa me një patrullë gjermane SS. Ata sa më panë, hoqën automatikun nga krahu për të më qëlluar. Në këtë situatë unë ndërrova drejtimin. Ndjeva breshëri. Shtiva edhe unë me një beret që kisha me vete. Kthesa në rrugë më shpëtoi edhe nga kjo përballje me nazistët.
Ngjarja e fundit lidhet me faktin se në shtëpinë e kushërirës time Vasilika e martuar me Petro Çukën anëtarë të Grupit, pra në shtëpinë e Bajram Hetës ku ata banonin, shpesh bëheshin mbledhjet e grupi dhe unë aty kisha disa komunikata e shënime të mijat. Në mënyrë të papritur, në këtë shtëpi shkuan forca të ballit dhe nazist, të cilët gjatë kontrollit gjetën këto material dhe pyetën se ku ndodhesha unë. Kushërira Vasilikë dhe i shoqi i saj u thanë se Odhisea është larguar prej disa ditësh dhe nuk dimë ku ndodhet. Ata i arrestuan të dy dhe i çuan në burgun e Tiranës. Por meqenëse kushërira ishte shtatzënë e liruan, ndërsa të shoqin Petron e internuan në kampin e përqendrimi nazist në Prishtinë. Fati e deshi që ai pas çlirimit të kthehej i gjallë nga andej.
Me çlirimin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, u ktheva në fshatin tim në Karjan ku do të nisja betejat e tjera, në aksionet e rinisë për ndërtimin e hekurudhës e veprimtari të tjera me organizatën e rinisë. Më pas u zgjodha kryetar lokaliteti në krahinën time pastaj u inkuadrova në forcat e ministrisë së Punëve të Brendshme për të marrë pjesë në luftën kundër bandave që tentonin të rrëzonin pushtetin e popullit.
– Ka njerëz që jetojnë të vdekur, ka të vdekur që jetojnë neper breza. Këta të fundit besoj se janë dëshmorët, ata që dhanë jetën per çlirimin e Atdheut nga nazifashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Mendimi juaj zoti Odhise për vlerësimin dhe mbajtjen lart të idealeve te tyre nga Organizata e Veteranëve dhe instancat shtetërore?
-Gjatë LANÇ që ju imponua popullit shqiptar nga pushtuesit e huaj nazifashist dhe bashkëpunëtorët e tyre, pati humbje të mëdha materiale, por sidomos humbje njerëzore. Ranë në fushën e betejës 28.000 mijë dëshmorë, 12650 mbetën invalid, 19.000 shqiptarë u internuan e u burgosën nga pushtuesit. Vetëm në betejën për çlirimin e Tiranës, ranë 311 dëshmorë. Ndërsa për çlirimin e vëllezërve tanë kosovarë ranë 6000 partizanë.
Akti që kryen partizanët e rënë dëshmorë, të cilët u flijuan në lule të rinisë, për një mision të lartë Atdhetar, sikurse ishte çlirimi i Atdheut nga pushtuesit e huaj, i ngriti ata në altarin e pavdekësisë, për të cilën populli shqiptar, brezat e sotëm dhe atë që do të vijnë më pas, do tu jenë atyre mirënjohës, duke u përkulur me respektin më të thellë para altarit të tyre.
Për këto arsye, Organizata e Veteranëve, Organizata e Dëshmorëve dhe ajo e Invalidëve të LANÇ do ti përkujtojnë në vazhdimësi të rënët, me organizimet e posaçme solemniteti, duke filluar nga 5 Maji e në vazhdim. Ndërkohë bëhen përpjekje të mëdha për rregullimin varrezave të dëshmorëve, të lapidarëve, të busteve e memorialëve, të cilat përjetojnë rënien e tyre. Gjithashtu në shtypin tonë periodik “Kushtrim brezash”, në revistën “Pavdekësia” apo në “Fjala e Invalidit”, si dhe në botime të shumta e të posaçme, sikurse janë 20 vëllime “Yje të Pashuar”, apo vëllimet “Ballëndriturit”, u bëhet jehonë veprës së tyre të pavdekëshme.
Por, gjatë periudhës së tranzicionit nga forcat ekstremiste të djathta neofashiste, shumë nga veprat që përjetojnë dëshmorët e heronjtë janë dëmtuar e shkatërruar, janë hequr emrat e tyre nga shumë rrugë, shkolla e institucione të tjera duke vendosur emra kriminelësh e bashkëpunëtorësh të okupatorëve. U hoq shpërblimi simbolik që u jepej familjeve të tyre, e për më tepër bëhen përpjekje për të baltosur figurën e tyre të ndritur. Kish të drejtë poeti i shquar Jorgo Bllaci, vëllai i dëshmorit Thimio Bllacit, ku ndër të tjera i shkruante: “ Sot s’kam ardhur të të qaj vëlla, një brengë e kam që s’di me kë ta ndaj, se s’më shkonte mendja kurrë, të arrinte marrëzia gjer këtu, që me buqeta lulesh e flamur, të rivarroseshin vrasësit e tu”.
Lidhur me këto veprime antihistorike e antikombëtare dhe antiligjore, që kanë ndodhur, organizatat tona kanë luftuar e luftojnë me forcë, jo vetëm duke i demaskuar ato, por dhe duke ndërhyrë në Qeveri dhe në organet e pushtetit lokal, sa për rregullimin e dëmtimeve, aq dhe për të korigjuar ato veprime armiqësore ndaj të rënëve. Kemi kërkuar gjithashtu që si varrezat, ashtu edhe simbolet e LANÇ të merren në mbrojtje nga shteti, duke i trajtuar sikurse monumentet e tjera me vlera historike e kombëtare. Por kërkesat tona gjer tani thuajse kanë rënë në vesh të shurdhët. Vetëm në disa rrethe ka interesime e rregullime të këtyre simboleve të LANÇ si në Berat, Fier, Shkodër, Sarandë, Skrapar, Vlorë, Kuçovë, Gjirokastër etj. Ndërsa individë patriot apo pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, me shpenzimet e tyre kanë bërë disa rregullime.
Me një keqdashje të qëllimshme është hedhur për diskutim se gjoja numri prej 28 mijë dëshmorë nuk është i vërtetë. Në të vërtetë ky është një abuzim, sepse numri prej 28.000 është konfirmuar qysh prej vitit 1946 në Konferencën e Paqes në Paris.
Ajo që na ka shqetësuar së tepërmi, ka qenë një lajm i botuar në media se Qeveria ka programuar që në vitin e ardhshëm, të spostojë Varrezat ë Dëshmorëve të LANÇ, nga aty ku janë sot, në periferi të Tiranës, në Babru. Do të ishte një marrëzi e madhe dhe një vrasje e dytë po qe se bëhet ajo që është thënë. Ndërsa reagimi i ynë do jetë i fuqishëm dhe gjithëpërfshirës.
– Gjatë sistemit të kaluar socialist u shkruan shumë vepra për të përjetësuar heroizmin partizan, u xhiruan me dhjetëra filma me tematikën e Luftës, u realizuan me dhjetëra piktura e skulptura për të përjetësuar atë Epope të lavdishme. Si i përjetoni ju veteranët e LANÇ-it këto vite të tranzicionit ku nuk kemi pare e dëgjuar të trajtohen tema e LANÇ-it?
-Po bëhet 30 vjet që po përjetojmë një tranzicion tepër të vështirë. Kjo periudhë, ashtu si shumë shqiptarë na zhgënjeu së tepërmi edhe ne veteranët e LANÇ-it. Prisnim që gjatë kësaj periudhe ato vlera e krijimtari të cilat i përkisnin epopesë së lavdishme të LANÇ-it, jo vetëm të ruheshin si një pasuri kombëtare, si pjesë e historisë së vendit tonë , por si të tillë ato të popullarizoheshin e të propagandoheshin. Përkundrazi ato, në një farë mënyre, janë “burgosur”. Qeveritë e djathta edhe mund të justifikohen, sepse ata siç kanë treguar me veprimtarinë e tyre, ju shërbejnë atyre forcave që dje bashkëpunuan me pushtuesit. Por fatkeqësisht, qëndrime të tilla të një shkujdesje, mungesë vlerësimi e neglizhence, apo dhe mungesë kurajoje, për ti ngritur e vënë në vend këto dukuri që bien ndesh me të vërtetat historike, i gjejmë edhe te qeveritarët e politikanët e të majtës shqiptare.
Na duket i pajustifikuar qëndrimi i deputetëve të votuar nga populli organizatat tona nga veteranë e pasardhës , nga familjet e dëshmorëve e bazat e LANÇ, që të mos flitet aq sa duhet për LANÇ, për vlerat e saj, për idealet e gjakun e derdhur. Mirëpo, nëse injorohet e kaluara nga ke ardhur, nuk mund të kesh një të ardhme dinjitoze. Bota e qytetëruar ku kërkojmë të shkojmë, i ka të shenjta këto vlera.
– Dëgjojmë jo pak zëra që kërkojnë të rishkruajnë historinë e Luftës. Cilët janë ata që e kërkojnë dhe për ç’qëllime e bëjnë këtë?
-Historia e LANÇ është e shkruar me gjakun e atyre që ranë në beteja për çlirimin e Shqipërisë që gëzojmë sot. Pse është e tillë ajo histori, është nga më të vërtetat. Këtë histori, populli shqiptar dhe ne veteranët e LANÇ që e kemi përjetuar, është konsoliduar e u konfirmuar gjatë më se 75 e kusur viteve. Madje edhe nga studiues e historianë, nga institucione prestigjoze shkencore, por dhe nga studiues të huaj, dashamirës të Shqipërisë. Rrjedhimisht, çdo përpjekje për ta ndryshuar atë është e destinuar të dështojë. Kështu do të dështojnë dhe ato pak teza që kërkojnë për ta ndryshuar historinë e LANÇ. Tezat e hedhura prej tyre se, LANÇ paska qenë luftë civile, se këtë luftë ia imponoi jugu-veriut e të tjera brroçkulla si këto, ju ka dalë boja. për fallcitetin e tyre. Kjo edhe për faktin se ata që përpiqen për një gjë të tillë, ju përkasin bijve a nipave të kolaboracionistëve të djeshëm, baballarët e të cilëve bashkëpunuan me pushtuesin kundër popullit. Ndërsa të tjerë pseudohistorianë, janë vënë në shërbim të së keqes për interesa të vockla e meskine. Por nuk do të mundin kurrë tu qesh buza. Shpifjet që ata fabrikojnë për të ulur vlerat e LNҪ janë si ata grushtat e xhuxhmaxhuxhit mbi trupin e gjigantit.
–Dëgjoja një dite një veteran të Luftës teksa i thoshte nipit të tij: Lufta biri im, është mallkim për Botën. Mendimi juaj, zoti Porodini, per luftërat që bëhen sot në Botë dhe si do t’i drejtoheshit ju brezit të ri, i cili nuk ka përjetuar luftëra si ajo e Luftës së Dytë Botërore?
-Luftërat janë shkatërruese për njerëzimin. Këtë e tregoi bilançi tragjik që solli Lufta e Dytë Botërore: 55 milionë njerëz u vranë, 35 milion u plagosën e mbetën invalidë, 3 milion të tjerë humbën pa nam e nishan. Ja këtë gjëmë solli lufta.
Por lufta kur është e drejt, siç ishte ajo kundër murtajës naziste, e cila bashkoi të gjithë popujt e Botes, nuk u shmangesh dot. Nuk u shmangesh dot as pasojave që ajo sjell në humbjen e jetëve të njerëzve apo shkatërrimit ekonomik. E tillë ishte lufta jonë Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Fatkeqësisht edhe sot zhvillohen në zona të ndryshme të Botës këto dy lloj luftërash, pra të drejta e të padrejta. Në këto kushte shtrohet si një nevojë e domosdoshme që popujt përparimtarë të mos gjenden të papërgatitur përpara forcave regresiste, të çdo shfaqje neofazhismi. Më vjen mirë të citoj një thënie të Napolon Banoparit: “Ekzistojnë vetëm dy fuqi në botë: shpata dhe mendja. Në afat të gjatë, shpata gjithmonë është e mposhtur nga mendja.” Jam i mendimit që në këtë botë të zhvilluar mendja do të dalë fitimtare mbi luftën.
-Dëshiroj të mos e anashkaloj një pyetje të rëndësishme që lidhet me figurën e udhëheqësit të LANÇ-it, Enver Hoxhës. Ju, ndërkohë, mbani detyrën e Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar. Cili është mendimi dhe vlerësimi i veteranëve për Enver Hoxhën?
-Enver Hoxha ka qenë dhe mbetet një figurë e madhe historike e vendit tonë. Ai ishte udhëheqës dhe komandant i UNÇSH, i cili organizoi dhe drejtoi me guxim dhe largpamësi LANÇ të Popullit Shqiptar kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjer në fitoren përfundimtare. Jo më kot populli e ka përjetësuar Enver Hoxhën në këngën: “ Historia siç të deshi, Komandant e Komisar”.
Ishte pikërisht aftësia dhe largpamësia, që së bashku dhe me drejtues të tjerë, organizuan Konferencën historike të Pezës me të cilën u krijua Fronti i gjerë Antifashist Nacionalçlirimtar, pas të cilës u ngrit në luftë populli shqiptar dhe bijtë e tij partizanë mbushën çetat, batalionet e brigadat partizane. Ishte aftësia dhe zgjuarsia e Enver Hoxhës, i cili diti që LANÇ ta çonte në drejtimin e duhur, duke e radhitur Shqipërinë në Koalicionin e Madh Antifashist Botëror Anglo-Sovjeto- Amerikan, në krahun e fitimtarëve.
Nëse nuk do të ishte LANÇ dhe mbrojtja që i bëri Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris në vitin1946 asaj dhe pavarësisë së vendit tonë, Shqipëria do ishte copëtuar me keq se në vitin 1913 nga shtetet shoviniste, që kishin shkuar në këtë Konferencë me synime ogurzeza.
Enver Hoxha është gjithashtu arkitekti i Shqipërisë së Re, që u rindërtua e u ndërtua pas çlirimit të vendit. I takon merita atij për ato transformime e reforma të mëdha që u kryen në vendin tonë në 45 vjet. Nga një vend i prapambetur me 95% analfabetizëm, u krijuan shkolla të niveleve të ndryshme deri te universitet. Nga kandili, u ngritën hidrocentrale të fuqishme, nga një vend i parapambetur ekonomik u ngritën uzina, fabrika, kombinate, rrugë, hekurudha, telefonizimi i vendit, qytete të reja, bonifikimi, kanalizim nga parmenda në bujqësi, u shkua në mekanizmin dhe modernizimin e saj, etj. Por që për fat të keq, me ndryshimin e sistemit, çdo gjë u vodh e u shkatërrua në mënyrë kriminale.
Këto vlera e merita të Enver Hoxhës, për fat të mirë, i kanë njohur edhe personalitete e burra shteti në mbarë botë. Presidenti i Republikës Franceze, Fransua Miteran e ka përcaktuar Enver Hoxhën “… personalitet i fuqishëm që ka vënë vulën në historinë e Shqipërisë”; Presidenti i Republikës Turke, Kenan Evren e cilsoi “Burrë shteti i madh dhe i vlerësuar nga mbarë bota”, ndërsa Kancelari i Federal i Austrisë, kur vdiq Enver Hoxha shënoi: ‘Shqipëria humbi një personalitet që ka hyrë në Historinë e Europës”. Vlerësime po kaq të spikatura kanë dhënë burra shteti si Xhulio Andreoti, Manolis Glezos, Roland Dyma, Karolios Papulias etj.
Mjafton të vëmë në dukje se në enciklopedinë botërorë të vitit 2005, Enver Hoxha cilësohet si personalitet botëror. Prandaj ne krenohemi që kemi patur një komandant të tillë legjendar gjatë LANÇ dhe udhëheqës mbas çlirimit të vendit.
– Në debatet që janë bëre e bëhen me temën e Luftës, ka individë që kanë hedhur mendime se “janë mbajtur qëndrime ekstremiste lidhur me zbatimin e Ligjit të Luftës ANÇ”. Cili është mendimi juaj?
-Luftërat, sikurse kam vënë në dukje edhe më lart, sjellin pasoja të rënda. E tillë ishte dhe lufta që na u imponua dhe ne si populli nga pushtuesit nazifashistë. Ne veteranët që kemi marrë pjesë direkt në LANÇ, ndryshe nga forcat e tjera ballistë e zogistë, që u bashkuan me pushtuesit e u shërbyen atyre, kemi qenë tepër të vëmendshëm për të mos goditur e dëmtuar njerëzit e thjeshtë, qofshin ata dhe nga radhët e kundërshtarëve. Madje kur ka qenë puna edhe nga radhët e pushtuesve. Sa herë janë zënë robër, jo vetëm ushtarë italianë, por edhe gjermanë, janë trajtuar me korrektësi, duke i çuar pranë shtabeve përkatëse. Aty janë bërë diferencime e gjykime dhe si mbas veprimtarisë së tyre, janë marrë edhe vendime përkatëse. Krimet janë dënuar rëndë. Ndërsa të tjerët janë trajtuar konform ligjeve të luftës.
Kështu u veprua edhe me italianët që u dorëzuan pas kapitullimit të Italisë fashiste. Ata drejtues që kishin kryer krime kundër popullit shqiptar, u dënuan me vdekje nga gjyqi partizan, kurse të tjerët u liruan. Nga këta të fundit, një numër jo i vogël, u inkuadruan në formacionet partizane, sikurse ishin dhe ata që krijuan batalionin “Antonio Gramshi”. Ndërsa një numër tjetër u shpërndanë nëpër fshatra gjerisa u çlirua Shqipëria dhe u riatdhesuan. Kështu ka ndodhur dhe me ballistë dhe zogistë të kapur rob. Ata që ishin mashtruar, u liruan dhe shkruan në shtëpi pranë familjarëve, ndërsa një pjesë prej tyre u radhitën në formacionet partizane.
– Pinjollët e kolaboracionistëve dhe të tradhtarëve, të atyre që iu erdhën në ndihmë kuislingëve, pushtuesve nazifashìstë, herë-herë trimërohen, duke hedhur balte mbi heroizmin partizan dhe dëshmorët e Luftes Nacionalçlirimtare. Një përgjigje nga ana juaj zoti Odhise si pjesëtar aktiv në atë luftë të lavdishme?
-Që të hedhësh baltë mbi heroizmin partizan, mbi ata trima që luftuan me guxim e trimëri kundër pushtuesve, për ato sakrifica të panumërta që bënë përballë armiqve të egër nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, në ato kushte të vështira moti, mungesë ushqimesh e veshmbathjesh, për më tepër të përgojosh ata që në përleshje me armiqtë nuk kursyen jetën e tyre në lulen e rinisë, që luftuan për një kauzë aq të madhe sikurse ishte çlirimi i atdheut dhe sigurimi i pavarësisë së Shqipërisë nga pushtuesit e huaj, është pak të thuash se është një qëndrim kriminal nga pinjollët e kolaboracionistëve të djeshëm. Është njësoj sikur ti rivrasësh edhe njëherë ata trima. Por nga piedestali i lartë i pavdekësisë ku janë vendosur ata të rënë në luftë për çlirimin e atdheut, kurrë nuk do të mund tu humbasë lavdia nga përpiekjet ogurzeza të pinjollëve të bashkëpuntorëver të nazifashistëve e të ish kolaboracionistëve. Qëndrimet ndjellakeqe të tyre indinjojnë e revoltojnë jo vetëm ne veteranët dhe bashkëluftëtarët, të partizanëve e të dëshmorëve, por edhe familjet e tyre, madje gjithë popullin përparimtar shqiptar, i cili i ka përjetuar këto ngjarje, sa tragjike po aq dhe heroike. Nënat dhe motrat shqiptare, u kanë shërbyer si bij e vëllezër të tyre, të rënëve u kanë thurur vargje dhe vaje. Ndërsa më pas populli i ka përjetësuar në këngë: “O djema ç’është kështu, vitet tutje e ju tëhu”.
Para kësaj dashurie, respekti e mirënjohje që ka populli shqiptar për dëshmorët dhe partizanët, përpjekje që bëjnë pinjollët për ti cenuar, ngjet si një zë në shkretëtirë që se dëgjon njeri. Kjo dhe për faktin se njihet qëllimi i tyre, i cili s’është gjë tjetër veç një përpjekje e dëshpëruar për të nxjerrë nga bataku ku kanë rënë baballarët dhe gjyshërit e tyre.
-Veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare rrallohen nga dita në ditë. Koha do të bëjë të vetën, është ligj i Natyrës që nuk i shmangemi dot. Cila është porosia juaj, për pasardhësit e veteranëve, për të rinjtë e të rejat, për të gjithë shqiptarët rreth ruajtjes së vlerave të Luftës Nacionalçlirimtare, për të nderuar Dëshmorët që dhanë jetën në atë Luftë, për trashëgiminë e ndjenjave të patjetërsueshme patriotike?
-Mënçuria dhe largpamësia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, e drejtuesve të saj, ishte ndër të tjera që, për të siguruar mbijetesën dhe vazhdimësinë e ekzistencës së Organizatës së lavdishme të Veteranëve të LANÇ, qysh në Konferencën e 5-të Kombëtare vendosi që të përfshijë si pasardhës veterani në Organizatën e Veteranëve bijtë dhe bijat, nipërit dhe mbesat e partizanëve dhe të dëshmorëve të LANÇ, një masë e vendim ky që u sanksionua edhe në statutin e programin kësaj organizate.
Rrjedhimisht, gjatë këtyre viteve e deri sot, në Organizatën e Veteranëve janë radhitur mbi 35 mijë pasardhës veterani në të 40 komitetet e veteranëve të rretheve e me më shumë se 2 mijë organizata. Ata bëjnë pjesë si anëtarë të rregullt me detyra e të drejta statusore, në të gjitha organizatat e veteranëve në blloqe, lagje e zona të qyteteve, si dhe në fshatra e krahina të rretheve.
Sot në rradhët tona janë rreth një mijë veteranë. Sigurisht ky numur nga viti në vit zvogëlohet, por duke parë që Organizata jonë shumohet nga dita në ditë me djem e vajza, me të rinj e të reja që përciellin e vlerësojnë me shumë dashuri heroizmat e baballarëve, të gjyshërve e gjysheve, të të gjithë veteranëve të Shqipërisë, Organizata e Veteranëve të LANҪ-it do të jetë më e fuqishme. Organizatën e Veteranëve ka përtëritur strukturat drejtuese të saj, me djem e vajza të kulturuar e rezultativ, të cilët jo në pak raste janë zgjedhur dhe kryetarë komitetesh veteranësh dhe gjer në Komitetin Kombëtar të Veteranëve./ Intervistoi: Bashkim KOÇI

“Askush nuk mund ta cenojë luftën që na HOQI LIRINE dhe DINJITETINl”.
Ku ka ballist ka dinjitet; lufte nuk bene, por idene si te fitonin e kishin te qarte.. duke ngrene e duke treguar barcaleta, si puna e demos
Mos ke lexuar gje ata bejtexhinj, qe lepinin bythen sllavo-komunisteve me qender ne beograd??!!!
Sa heroizem. Sidomos ne ate pjesen ne Tirane, kur ishin ne depon ku kishin grumbulluar armatime dhe telefona. U degjua zhurma, kujtuam se gjermanet po vinin per ne dhe u larguar. Ka qene me siguari largim heroik se bashku me ustharin italian. Pastaj meqe nuk ndodhe gje u kthyem. Ky rikthimi eshte akoma edhe me heroik akoma. Prandah u fitua lifta nga keto akte super heroike. Edhe superman do ti kishte zili keto heroizma. Gjynah ky heroi nuk vajti dot me vrap deri ne Berlin se heroikisht mund te kishte vrare edhe Hitlerin.
Skllaverim poshterim dhimbje vuajtje dhe dhune
sllavo-komuniste me qender ne beograd.
Po ku ka patur poshterim me te madh per nje dobic si puna jote o arben qe perdhunuesit turk i thua babe!
boll e rrejtet veten me “endrra” te tilla….
Ne planin kombetar Lufta juaj asgjesoi pergjithmone Camerine dhe pushtoi per llogari te armiqve te perjetshem serbo-malazes Kosoven dhe malesine shqiptare.
Ne planin nderkombetar ju vute ne pikepyetje Egzistencen e shtetit shqiptar,qe i shte njohur nga Lidhja e Kombeve si Antar themelues i saj.
Shqiperia e pushtuar nga Junta ushtarako-policore e enver hoxhes nuk u njoh nga Fuqite e Medha,Fituese te luf.II bot.,Nuk u ftua ne Konferencen e San Franciskos dhe vetem 11 vjet pas pushtimit te eger serbosllav te shqiperise,me nderhyrjen e Hrushovit ne Keshillin e Sigurimit te OKB,,u arrit te antaresohej si shtet i ri i sapoformuar me ca shtete te dale nga sundimi kolonial ne 1955,,.
Ne planin e brendshem qeverises,Junta policore e enver hoxhes grabiti gjithe mallin e tregtareve,drithin dhe bagetite e fshatareve,cvleresoi lekun me dinarin,dke derguar gjithe pasurine kombetare ne Jugosllavi.Filloi sistemi i trisketimit ne 1947 per te kulmuar me zine e bukes te viteve 1951,52,53,54.
Ukubeti Zi nuk filloi menjehere pas lufte ne 1945,por nga masat antipopullore te juntes policore,konfiskimet,grabitjet,tatimet,burgimet,internime
Ishte koha kur enver hoxha,hysni kapo,koci xoxe,majmeshin si derra majmerie,ndersa populli vdiste urie me 200 grame buke me krunde,kurse kulaket dhe rreaksionaret villnin jeshil nga lakramete,se nuk kishin triska fronti.Tufat e bagetive te panumurte te agallareve te Toskerise shkuan ne Jugosllavi,qe t`u merrehin briret.
Junta ushtarako-policore e enver hoxhes mbajti te mobilizuar 70 mije partizane,,Ketyre ju shtuan edhe 70 mije te tjere police,rekrute,sigurim,qe shkuan ne 140 mije parzite me uniforme,qe perdoreshin per terror,per te mbajtur te nenshtruar nje popull prej 1 miljon banore.
Kush do ta cenoje kta Morrat e Shallavereve te shpelleave ,
apo Disidentet e ferrave dhe stallieret qe u ben ministra ne epoken e shkerdhatokracise saleh hamutit brrisha !
Jashteshqitja e Kombit qe degjenroj gjithcka munden ne kto 30-vjete ,
e zhveshen kombin nudo para Botes nga cdo Vlere ,Kulture e Dinjitet duke e cuar buze Gremines ?!
Kta karakurvat me Maska Demokrati ,qe nuk lan te Huaj pa u shkerdhyer ,nuk lap poshtersi pa bere kunder ktij vendi ?!
Injorohini shkerdhatat e tufezuar nga Greko-Serbet
ne gjasme parti Politike PD-Lsi jane Putanat e Kombit Shqiptare
dhe duhet te pergjigjen para Gjyqit te Popullit ,
dhe marrin Denimin e merituar per te gjitha Poshtersite
e Tradhetite ndak ktij Kombi .
Denimi me vdekje do ishte shume pak per bandat e salih brrishes ilir mutit etj shkerdhata esadiste te fryr pompuar
pas nga Greku e Serbi .
Shteti shqiptar kishte dinjitet kur ministra ishin tipa si Pali Miska, Lenka Cuko, Muho Asllani, Hekuran Isai e debila te tjere me profesione te nderuara si mjelese, karrociere, kovaçer, pastrues rrugesh. Me keta njerz kompetente dhe enciklopedike, dinjiteti dhe liria ishin ne kulmin e tyre. Secili ishte i lire te mos hante mish deri diten e tallonit, kishte dinjitetin te mos fliste ate qe mendonte por me dinjitet t’i lepinte menderen sekretarit te Partise, ose ti jepte piçken drejtorit etj. etj; po nuk po zgjatem se nuk dua te konkuroj shkarashkruesit si puna e ketij Odhise Pordhorimit.
Mos u mburrni para kohe, se po pergatitet vellimi i IV i Historise se Shqiptareve nga historianet zogiste te Akademise se Studimeve Albanologjike…
Organizata e Veteraneve te Luftes Antifashsite te Popullit Shqiptar gjate Luftes se Dyte Boterore duhet te zgjerohet edhe me veterabnet e Punes ndertuese dhe te quhet “Organizata e Veteraneve te Luftes dhe Punes”, sic e kane SHBA-te.
Ben mire te fusim ne ate organizate edhe pidhin e sat’eme per si veterane e prostitucionit dhe per komtributin qe ka dhene ne pasurimin e Shqiperise me koqe kandari si puna jote.
Shoku Porodini !
Të shpreh respektin më të thellë për kontributin që ti ke dhënë në Luftën Antifashiste .
Po , i nderuar shok , duhet të jeshë maskara i madh të përgojosh heronjtë e Luftës dhe shokët e tyre , veteranët e asaj Lufte.
Në kohën që jetojmë , përbuzësi më i madh i asaj Lufte, maskarai më i madh , është neofashisti i vetëdeklaruar , k/ministri socialist Rrama !
Ku është Partia Socialiste , nga vajti , në ç’hale ka përfunduar !
Balo të hëgërtë tënja, se e ke të ligën brënda !
Temë e gjërë kjo , i dashur miku im , por unë nuk po zgjatem .
Në një intervistë Shefqet Peçi , ndjesë pastë , midis të tjerave tha se, edhe Enver Hoxha s’ka qënë qelibar dhe unë jam me Shefqet Peçin, biles-biles ka qënë blozë , me ç’pamë më von .
Kongresi i vazhdimësisë i Ramizit dhe Nexhmijes që varrosja e idealit komunist në Shqipëri, si puna e këtij kongresit të PD dje …..
Më shumë se kudo në botë ,e majta dhe e djathta shqipëtare janë e njëjta bajgë , biles kanë ndërruar vëndet , por të dyja fashiste janë .
Lavdi heronjve antifashistë , poshtë neofashistët shqipëtarë !
Odhise PORODINI te lumte sa shkruani …
VETERANEVR te Luftes-.N.Cl.-Thurur LAVDI-
Baras-PERJETESI !
Bashkim Koci,faleminderit -per INTERVISTEN!
*Nga tej Oqeani-Toronto-Kanada,lexuam me
ndjenje atdhetare,komunikuar me telefonata,sa do mblidhemi neser 20 Korrik,te festojme DITEN e VETRANEVE*t e LANCIt,inkujaruar nga Puna juaj,si Komitet i Veteranve ne atdhe,mbajtur lidhie,ketu ne Toronto mbi 85-se *Pasues Veterane*,kryesisht te Rinj te Reja,perkujtojme dhe*5 vjetorin e Or sone *Pasuess Veterane*,krijuar mes Torontos-16 shtator 2017 te.
Jane*Pasuesit e Veteraneve sa te *Deshmoreve te Kombit,antaresuare me deshiren e tyre,aktiv krah tere emigranteve,me shoqatat-Shqiperi-Kanada-Kosova* -Iliria*,qe na mbeshtesin,intelektuale veterane,ne .Lokalin *BACEDO*mes Torontos,*SELI*e kesaj organizate,me pronare te saj,bahkeatdhetaren e nderuar,bije Permeti rritur Elbasan..rrugeve te emigracionit krijuar familje,me Kretasin Dhimitris,nje mik i vetete bere, Sot prag 6 vjetorit,nga krijim 16 Shtator 2016te,rrejstohen mbi 85 *Pasues veterane, Kryesisht te Rinj e te reja…Mirenjohie.
Neser do 20 Korrik,do ju njoftojme…Me ju jetojme Lavdi luftes N.CL. dhe te RNEVE te Kombit ne shekuj. Per org *Pasuesi Vetran* Toronto,85 vjecari Dh Xhoga.
Vo, Skrimin e te nderarit Odhise te fotokopjuar ,do e shperndajme mes dashamirsv…
Per org.*Pasues vetran* Toronto
Dhimiter Xhoga-(Guri Naimit D)
Po mjaft o idioooooooooooot, mjaaaaaaaaaaaaaft or qelbanik or si s’te ha mortja.
Katiu, ti je me maskara se Rama, sepse Rama ska frike të të thote MENERJE, ty dhe te tjere si ty, dhe ve foton e tij të shoqeruar me emrin e tij, OK? Ne je burre vere foto dhe emrin tend, hajde KLB
Po kur vrane njeri tjatrin per besnikeri ndaj Enverit lufte ishte?po kur dobici anese vrau ish komandantet e lufzes e ish shoket e vet lufte per dinjitet ishte?akoma vuajme pasojat e asaj lufte e atis sisitemi,edhe Sali mutin dhurate nga ata qe bene luften e kemi.
Shqiptaret i perdorin kto Tema ,si te LNC edhe te
Qeverrise Komuniste ,
thjeshte per te cfyre frustrimin qe po i mbyte sot nga mashtrimi me gjasme Demokracine , dhe kurr nuk diskutojne si njerez si qytetaret e cdo vendi ne Bote ,
per te analizuar Pozitiven dhe Negativen e se Kaluares qe ajo e mete si popull si Komb te riparohet dhe mos Perseritet me !
Keni 30-vjet ,qe vetem cfryni ktu secili sipas midese idiote
qe ju karakterizon ,sepse nuk ngriheni dot ne nivele Njeriu
e Qytetari te vertet qe i do te miren vendit tend ,prandaj
Ballisti ,tradhetari ,antishqiptari & gjithe Bashkpunetoret e Armiqeve te Shqiperise te Pushtueseve ne cdo epoke
qendrojne ne llogoret e se kaluares te baballareve Kolaboratorist !
Pra , kta nuk duan as analize ,
nuk duan te zhvillojne nji Analize .diskursion ,debate Konstruktive mbi te Kaluaren ,
prandaj shkerdhehen llogoreve e medieve duke ber vetem zhrume si me qen Mesjetare ala sot .
Madje , eshte edhe dicka tjeter qe nxit Konfliktin mes shqiptareve ,qe shpesh behet hapur dhe her e kamufluar nga banda e 300 Morrave te Janullatos ,shprendare neper Mediet Shqiptare ,qe i hedhin Benzine cdo Teme Shqiptare ,
qe tashme njihen mire sepse jane perdirte duke hedhur helm e plehra mes shqiptareve .
Megjithate ,ajo qe te cudit eshte injoranca e te qendruarit ,
i pandryshuar ai mentalitet i disave ,i Kolaboratoristeve Antishqiptare ,
(flas per ata qe ndihen ne gjek Shqiptare ,jo ata qe flasin shqip )
te cilet vazhdojne te demtojne zhvillin e debatit ne cdo rast dhe jane mbartes te injorances ne ate shoqeri .
–
Historine e kan analizuar dhe nxjerre prej saj Pozitiven dhe negativen e Kombit ,te se Kaluares ,duke rene dakord
te gjithe dhe basjkuar forcat per ta cuar vendin perpara ,
nderkohe qe nder shqiptare , injoranca dhe ndikimi i forcave te erreta ,
qe ndikojne ke Bakteret Infektuese te ktij vendi , nuk kane ndryshuar as mbaj nji Shekulli , dhe se Elita e ktij vendi , e cila nuk eshte ne pozite aspak me te mire se kto Bakterie te se Kaluares ,
nuk ka ber dhe sben asnji gje ,per tu ulur bashke ne X -Simpozium apo Seminare per te ngjitur ne shinat e Njerezimit kte shoqeri dhe jovetm ne kte aspkte ,
te Historise e se Kaluares tone por per shume aspekte qe mundojne shoqerine shqiptare .
Edhe nji dicka qe dihet nga te gjithe :Shteti duhet te veri dore mbi mediet ku funksionojn si ne Xhunglat e Afrikes ,
dhe bllokojne cdo komunikim cdo debat te shoqerise shqiptare ,per arsyet se Dikush paguan qe shqiptaret te jene te Penguar kudo dhe goditen psikologjikishte ne cdo rast .
Beni dicka ose flini perjetesishte
Te mohosh apo te denigrosh luften antifashiste nacional clirimtare eshte te mohosh Atdheun. Lufte qe na rradhiti ne anen e fituesve. Vetem mbeturinat e ballisteve dhe ilegalitetit qe u perdoren mish per top nga spiunazhet boterore flasin keshtu. Ata pinjolle qe baballaret “trima te kazanit “ iken ju a mbathen e i lane grate e femijet tu endeshin internimeve. LANC eshte lavdi.
Po jam dakort te analizojme periudhen pas lufte, diktaturen dhe dhjetorikracine e sotme.
Lexoni o njerez e pastaj shkruani.
Kozi nuk e komenton luften e dyte- Kam lexuar librin “Refleksione” Edi Rama, Ardian Klosi . Tirane 1992. Aty ke mbi qendrimin ndaj luftes, Partise Punes, Deshmorve,etjetj.
Te nderuar veterane te shqiperis,per fatin e keq te kombit me drejt do tu emeronja veterane te shqiperis se jugut dhe me e keqia veterane komuniste(jo Nacionalist ) te shqiperis ku pjesa me e madhe sot jane te deklaruar me kombesi jo shqiptare.Gjithmon e pjesa e tortes i takon fitimtarit,deri sa balli nuk ishte ne krahun e fitimtareve nuk mund te kerkoje pjes Desha tu pyes ballisto-zogistet (per hir te se vertetes ne perberien e tyre kishin vetem me kobesi shqiptare kurse pakicat ishin vetem me PK)te ishin tradhetare te atheut te tyre? Ta donte shqiperine, me shume se Mitat Frasheri ,udheheqesi i ndritur i luftes Nac-Clirimtare Miladin Popovici.Ta doje shqiperine sot, me shume se pinjollet e zogisteve e ballisteve,Vangjel Dulia apo Janullatosi? Per 75 vjet, forcat antishqiptare te dirigjuar ,nga sllavogreket, duke perfituar nga nje pjese shqiptare me ndergjegje kombetare te degjeneruar,bejne cfare eshte e mundur te mbajne ne shkallen me te larte ndarien ballist komunist si dhe superndarien myslyman- ortodoks.Dhe ne fund nje pyetie per ju Shoku ODISE PORODINI cfare kombesie ke deklaruar sot ti dhe farefisi jot
JA t them une o zoti Kraja, Odhise Pordhorimi eshte bastard grek e asgje me shume. Rrofte kombi shqiptar i cliruar nga demagogjia sllavo – greko – komuniste. Dero u qifte robt te gjithe atyre qe thone se LANC na qenka faqe e lavdishme e historise. Eshte faqja me e lyer me mut, qe vazhdon edhe sot te qelbi atdheun.
Fatkeqesi…-mes Kombit tone,-si ky komentues!
Fatmiresisht nuk jam veprimtar po i rrehuar nga bashkeatdhetare mes tyre mbi 80 Pasues veterane,qe krenohen me Prindet apo te afertit etyre,Dhene jeten per Atdheun. Ju qe komentoni, me emrin tim ,po jeni burre, dilni me emer e mbiemer. Edhe pse jam 85 vjecar do ju gjej dhe ne vrime te MIUT te futi.
Une jam NIP Kapedani,dhene jeten si e japin Trimat atdhetre me 1913teAi rene …nderuar Qarku Qirokastres ne 100 vjetorin e RENIES,sa ne permet, ne Muzeun e qytetit vene Busti Tij gdhendur ne Dru..Dhe si KAPEDAN do vij ne ATDHE o FRIKACAK Njeri-fatkeqesisht. Dil ne je BURRE. me duar ne XHEP do jem, mos un tremb,Mua me mbrojne Atdhetaret e vertete, nje jete mes Tiranes jetuar. Po je BURRE… jo si shprehesh per mua, dil ne shesh te burave.Me falni te nderuar lexues ATDHETARE,po te tillet keto pergjigje duan. Pershendetie i nderuar Kryetar i Vetrane te Atdheut Odhise Porodina me shoke. Labvdi Atdheut tone me te RENET per TE !
Me Ju dhe ATDHEUN.. Guri Naimit-me te madhe
Toronto 23-07-2921
DHIMITER M.XHOGA.
Po c’dreqin ke me mua, o i pa emer*?* ..qe-mire u thonin Gjyshet.tona-.*Te HUMTE EMRI!*-.atyre si puna yte,..
Po ta rithem… per vete e ke thene!
Te pafte perendia…Guri Naimit D.