Asllan Dogjani: Largohem nga PS, do jem i pavarur

anazapta

Deputeti Asllan Dogjani deklaron largimin nga PS-ja. Në një deklaratë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti i Kukësit  tha se largohet nga PS, për shkak të qëndrimeve të kryetarit Rama. Dogjani u shpreh se largimi i tij nuk është diçka e papritur, pasi është paralajmëruar kohë më parë. Dogjani tha se do kandidojë si deputet i pavarur në qarkun e Kukësit. Në lidhje me votimin e qeverisë në Kuvend, Dogjani u shpreh se do veprojë sipas kohës. “Duke kandiduar si i pavarur do kem mundësi të mbroj vlerat e demokracisë. Unë jam deputet i pavarur dhe do të veproj sipas kohës dhe momentit”, tha Dogjani.

Javët e fundit, deputeti Dogjani ka pasur kontradikta me kreun e PS-së, Rama, për shkak të moskandidimit të tij në listat e PS-së për zgjedhjet e 23 qershorit.

Share This Article
1 Comment
  • Idiot !!!
    Tregues i qarte se kush na ka perfaqsuar ne ate qebaphane te quajtur Parlament. me ne krye nje sharlatane karikature si Xhosi dhe Hale Berisha…
    Mendojn se jan te perjetshem.
    Smund ta imagjinojn veten duke pertypur fare te pjekura ne Kukes.
    Qesharake dhe tragjike per kollaren qe ka vene ne qafe.
    Me mire te ver nje gur e te drejtohet tek liqeni i kukesit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *