Asnjë cent kompanive të rrugëve

anazapta

Asnjë lek nuk u takon firmave që punuan me lekët e tyre, duke bërë rrugë elektorale e që nuk i kanë përfunduar akoma, por i kanë lënë si lopa bajgën. Shikojeni një lot të superstradës pranë Kavajës se si është shkatërruar asfalti i palidhur mirë me nënshtresat, duke shkatërruar makinat. Cfare fondesh kërkojnë, kur punuan me fondet e tyre ti bënin qejfin Berishës, se kujtonin se do merrte sërish pushtetin.. Këto firma u futen vetë në këtë valle elektorale. Vetëm Gener 2, e qeverise, mori fonde sa deshi dhe filloi ta përfundojë Lotin e vet të superstradës.

Pa u bërë kontrolli i imtësishëm me specialistë të ndershëm, i të gjitha punimeve mizerabël që kanë bërë këto firma, nuk duhet të marrin asnjë cent. Ti konfiskohet pasuria Berishës dhe Bashës dhe të shlyhen firmat. Mjaft pagoi populli. Edi Rama, kujdes me fondet publike!!!!!!!! Populli është pas dere, dëgjon dhe shikon.

 

Letër e nënshkruar: B. Ajdini

Share This Article
2 Comments
  • Jo vetem pas dere,por eshte edhe lart ne hartalle( tavan) degjon se ç’behet, shikon se ç’thuhet dhe mban shenim per te gjitha.
    Vota qe dha populli eshte kocke e forte.
    Ç’do te behet me hajdutet,vrasesit , kunatat e dhendurret ,djemt e nuset , krushqit e kusherinjte te punesuar ne nje ndermarrje rrotull nje drtejtori te fisit ?
    Edhe per keto kujdes se edhe keta nga fondet publike paguhen !
    Populli fryne syte dhe vetem paguan !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *