Nga Bedri Islami
Nëse zgjedhjet e 25 prillit kanë një humbës të madh dhe të patjetërsueshëm në humbjen e tij, ai është Ilir Meta, presidenti në detyrë i shtetit shqiptar.
Askush tjetër nuk ka humbur si ai dhe, në të njëjtën kohë, askush tjetër si ai nuk duhet të mbajë përgjegjësi për shëmtirat që ndodhën dhe synimin për të futur të gjithë vendin në një konfrontim të rrezikshëm. I nisur nga vila e tij shumëdimensionale në Lalzë dhe zyrat presidenciale, të thyera në një shtab lufte, ai u nis me mendjen plot që të niste përleshjen e fundit të jetës së tij, për të cilën mendonte se do të ishte ndeshja finale, por fatale për këtë vend.
Ilir Meta, si askush tjetër, kërkoi të ndizte luftën, për të shuar mërinë ndaj tij; të gjakoste vendin, për të shijuar pasurinë; të nderkallte rajonet e këtij vendi, për të ruajtur pjesën e grabitur; ai desh bëri gjëmën, për të qenë gjëmëtari.
I tallazitur prej idesë së tregtisë së babëzitur, ai shiti në këtë fushatë elektorale gjithë çfarë mundi, të vërtetën, nderin, ndërgjegjen, u kacavar në degët e njerëzve meskinë dhe të kërkuar nga shteti, u bë si kapuçonët e zinj, skicoi përgjakjen dhe synoi të marrë në duart e tij hanxharët për të prerë duart e njerëzve.
Askush tjetër, jo një president që amton të jetë simbol i unitetit të kombit, nuk ka qenë kaq i ashpër, i egër, mizor dhe gjakndezës, sa ishte Ilir Meta. Njerëzit më shumë i druheshin fitores së tij, se sa disfatës, dhe i dhanë disfatën. Në fakt, ai nuk ka vepruar kurrë me urtësi, por i shtyrë nga deliri dhe çmendja, kaloi në marrëzi. Ai duhej ndëshkuar për marrëzinë e tij dhe , ndëshkua.
Asnjëherë tjetër njerëzit nuk kanë menduar më shumë se sa kësaj here, se kujt i duhej dhënë vota, kujt i duhej besuar, qoftë edhe pak fare, te cili duhej mbështetur dhe nga kush duhej larguar, si nga murtaja. U larguan nga presidenti dhe partia e tij; ikën me turr nga gruaja e presidentit, që tallte njerëzit e varfër dhe kërkonte mbivendosjen mbi shtetin; ndëshkuan si kurrë më parë një forcë politike klienteliste, që për pushtetin dhe paranë shet gjithka ka para vetes, edhe vetë shtetin.
Asnjëherë një forcë politike nuk ka qenë kaq shumë antikomb dhe antishtet; nuk ka pasur një forcë tjetër politike në këtë vend që shet çfarë i del përpara dhe, nuk do të ketë kurrë një president që vazhdon të rrijë në zyrën e tij, edhe kur forca politike e mbarsur prej atij vetë, nuk ka veçse katër përfaqësues politikë në një kuvend prej 140 deputetësh. Në fakt, do të kishte qenë gjysma e tyre nëse nuk do të kishte pasur kaq shumë vota të pavlefshme, por edhe dyfish e saj nëse nuk do i kishte prirë një president kaqol si ai, që beson se mburrja dhe rrahja e gjoksit është trimëri dhe dollia e rakisë është mburrje.
Ilir Meta do të mbahet mend si uzurpatori dhe faji i madh i së majtës që e dërgoi në presidencë; si njeriu i parë i një shteti, ku mbi 95 për qind besojnë tek SHBA, por që i pari i vendit i shpall luftë, duke thirrur në ndihmë raketat ruse apo koreano-veriore; që haptas thotë budallallëqe të pazakonta, si ajo që Amerika synon vrasjen e tij, (ndoshta kjo psikozë është e hershme tek ai, që kur e krahasoi veten me Alenden dhe vetëvrasjen), që i bën thirrje ta dërgojnë në Mali me Gropa dhe atje ta godasin me raketë; është i vetmi njeri, që mendohet si burrë shteti, që kërkon shkallmimin e shtetit të tij.
Zoti President, Shqipëria nuk është vila yte në Gjirin e Lalzit dhe shqiptarët nuk janë si sejmenët që të sillen rreth e rrotull; ky vend nuk është si analistët që të mbushin mendjen se je burrë i madh, politikan race, kur, ja, erdhi rasti, votimet treguan se nuk ishte askush tjetër, veçse hija e një korbi, që krakavitet mbi fatet e njerëzve, dhe, në fund, je edhe më i humbur se Berisha i vitit 1997, megjithëse të dy, një racë jeni dhe një fat përbuzës meritoni.
Dikush që mendon të shkallmojë shtetin e tij përmes vdekjeve, gjakut, dorëprerjeve, mërisë, gjakut dhe kërcënimit, ai nuk mund të jetë presidenti i një vendi. Jo vetëm se ai është humbësi më i madh. Kjo është njëra anë. Kjo është pritur dhe njerëzit e mënçur e kanë thënë këtë. Edhe ai vetë e ka ditur, ndaj kaloi në delire halucionante dhe pasione verbuese dhe të rrezikshme.
Ilir Meta është humbësi më i madh sepse ai kërkoi të bëhej ai që nuk mund të ishte dhe të ndizte atë që do e shpëtonte. I mënjanuar nga Perëndimi dhe i lënë në fatin e tij nga Shtetet e Bashkuara, që jo shumë vite më parë kërkuan arrestimin e tij, ai synoi të njësonte fatin e tij personal me fatin e shqiptarëve. Ilir Meta harroi se shqiptarët, si një popull praktik, u japin më tepër rëndësi të realiteteve konkrete sesa të drejtave abstrakte; besojnë më shumë te paqja se te lufta; te mendimi sesa te dhuna.
Megjithëse atij i dukej e pamundur, por, te njerëzit, me qetësinë e tyre, idetë kanë më tepër kredi sesa fuqia dhe shqiptarët e vitit 2021, megjithëse kishin arsye të shumta për të qenë të pakënaqur me qeverinë Rama 2, nuk ishin të bindur se duhej përmbysur me dhunë, prerje duarsh, burgosje dhe gjak, për çka i thërriste i pari i tyre. Aq më tepër që, në një kohë pandemie dhe tërmeti, vemendja e tyre ishte drejtuar drejt jetës e jo vdekjes, drejt mbijetesës dhe jo shuarjes, ku i thërriste Ilir Meta.
Lufta e Ilir Metës kundër shtetit që drejton nisi me 2 mars të vitit të shkuar, kur deliri i madhështisë e çoi drejt shkeljes së madhe kushtetuese dhe të denueshme ligjërisht: thirrjen e një metingu, të mbështetur budallshëm nga Lulzim Basha, në fillimin e pandemisë, joshja e metingashëve të huazuar me idenë e shkrirjes së parlamentit, për të shkuar më tej, në mbështetjen pakufi të protestave të dhunshme, zjarrit, përplasjeve bombave molotovë, shkatërrimit.
Ajo që ndodhi me 2 mars ishte çasti i kokëkrisjes presidenciale dhe kalimi i tij në një gjendje të rënduar psiqike dhe patalogjike dhe, që nga ai çast ai e humbi të drejtën për të qenë i pari i shtetit. 2 marsi, ishte dita kur vendi humbi Presidentin.
Që nga 2 marsi i vitit të shkuar dhe deri në 25 prill të këtij viti, ai e ka shkelur shtetin përmes pushtetit të dhënë, ka ndjellë urrejtjen dhe përplasjen e shtetasve të tij.
Askush nuk mund ta besonte se Ilir Meta, një njeri praktik dhe kafshë politike, si ka dëshirë ta quajnë, do i kalonte vitet e fundit presidenciale në një gjendje ekstaze mistike, rob i emocioneve dhe i shpërthimeve, duke shuar çdo shpresë se pas tij qëndron një njeri normal.
Autokracia e Edi Ramës nuk e përligj despotizmin që kërkoi të vendosë Ilir Meta. Ilir Meta duhet të ikë. Ai nuk shprish vetëm figurën e një presidenti, por edhe të një njeriu të zakonshëm. I çakorduar, i çakërdisur, mizor dhe shpërthyes, i gatshëm për përleshje dhe , pa e njohur gjendjen e së mundshmes, ai nuk mund të rrijë më në atë vend, prej nga i shpalli luftë më shumë se gjysmës së shqiptarëve. Gjuha e folur ditën e djeshme, që i ngjante një përmjerrje politike, nuk është e njeriut që e di se i ka ardhur për të ikur, por e atij që kërcënon përsëri se çfarë mund të ngjasë deri në shtator. Ilir Meta mendon rikthimin e dhunshëm dhe askush të mos shpresojë se ai është mbushur në mend. Nuk mund të presësh atë që nuk e ka.
Asnjë deklaratë urrejtje e Ilir Metës nuk zuri vend, veç njërës: ajo që do të jepte dorëheqjen nëse Rama do të fitojë më shumë se 71 mandate. Pikërisht mëria dhe shpallja e luftës e shtyente atë që të bënte një deklaratë skandaloze dhe të padenjë edhe për një rrugëtar, se “nuk do i jap mandatin Edi Ramës për formimin e qeverisë, por dorëheqjen time”.
Për mandatin nuk e pyeti askush dhe nuk do e pyesë askush. Për dorëheqjen bën mirë të mbajë fjalën. Tërheqtë këmbën zvarrë edhe si monstrat e tjerë të politikës së këtyre 30 viteve pluralizëm!

Do ta deklaroje amerika qe e ka shpallur ne kerkim.
lufta me rusine nis shume shpejt
nuk ka kohe asnje minute te lirohet vendi i kreut
te forcave te armatosura
Perse ta jape doreheqjen Presidenti me i mire i te gjitha koherave?! Rama e vuri dhe tjetrin qe do vere, prape nje si Meta do e zevendesoje. I duhen njerez te tille, qe te mund te tregoje me gisht se kudh e ka fajin per mosarritjet, pengesat e pseudoreformes ne drejtesi etj.
Nëse i vetëquajturi president nuk largohet nga zyra ndoshta është momenti që shoqëria civile, rinia, studentët të mblidhen para presidencës për ta detyruar presidentin që mban në shkelje të kushtetutës atë pozicion të largohet menjëherë nga zyra se nuk përfaqëson unitetin e popullit por vetëm një ish partickë që u shkri më 25 prill Meta Ik ! Lajtmotivi i protestës
nuk eshte i vetequajtur mi kurve, eshte i emeruar nga Ramuti
Ketu jane te gjithe burra muti.
Ky komb ka vdek,jeton vetem per te mashtruar,vjedhur,e vrare.
Sali vampiri futi percarjen dhe urrejtjen dhe nuk ka per te gjetur qetesi ky rajon shqipfoles.
Rama do tredhi o përçor I Skraparit dhe Skrapari dhe Vlora ta bënë mutin në kokë o kok tul ha mut tani dhe prit të shohësh se në të Monës shkosh.
Bedri, Meten e 21 janarit, Rama i 21 janarit e vuri, ai le ta heq.
Problemi per mua nuk eshte Meta por qe
ne nuk kemi aktualisht një opozitë. Dhe kjo është shumë e rëndë. Ne kemi sot një situatë rikonfirmimi të pushtetit dhe një palë tjetër që ka vendin e gabuar në demokracinë tonë.
PD-ja me këtë rezultat duhet t’i gjejë formulën vetes, duhet të përkufizojë se çfarë është për arsyen e thjeshtë sepse tanimë është në sprovën e mbijetesës.
Nuk ka alibi pas tetë vjetësh qeverisjeje mbushur me skandale që të mbajë në këmbë justifikimin se humbja e tanishme ka ndonjë arsye që qëndron jashtë përgjegjësive të Lulzim Bashës. Ky është një autogol për demokracinë shqiptare që ka për autor një njeri, po pas të cilit qëndron një ekip i tërë.
o Micuk, na habitet me keto teorite tuaja.
Halli i Shqiperise qenka si te riformohet opozita.
Jeni ne vete, apo ju ka hedhur trute e mutit Ramuti nga te kater anet?
Apo ju dirixhon mendimin ndonje kucke lart e poshte si Brizida Gjikondi?
Pse more, per kete vuan Shqiperia, si te riformohet opozita?
Po sikur kjo opozita te shkoje njehere e mire ne bythe te qenit, dhe ne te jemi me gjithe mend te cliruar njehere e mire nga psikoza e opozites?
Flas per ju, jo per vete
Kjo opozite jo vetem qe eshte inekzistente, por dhe qesharake ne kulm. Asgje nuk e mban ne nivelin e opozites pervecse propagandes se Ramutit qe na qenka nje opozite.
Kjo opozite nuk ka qene ndonjehere force politike, por bande hordhi e turme halabakesh e kriminelesh.
E juve u paska zene meraku ti rinovoni e ti ringrini.
Ku jane mbledhur tere idiotet e botes ne kete vend te vogel.
Si more na qenka faji i deshtimit te opozites qe RAMUTI e ka cuar vendin ne deshtim te plote per 8 vjet. Rama ne pushtet, opozita ne qamet, dhe Shqiperia per ibret..
Mos arritjet e Ramutit thote kucka Brizida.
Pse, mos arritje quhen krimet antikombetare?
Pastaj, kush eshte ai bole qe e ka shpikur fjalen mosarritje?
Quhet deshtim. Krim. Tradheti. Thike mbas shpine. Pushtllek. Kurveri. Kurvllek. Ta kalosh me nje mosarritje i bie te jesh kurve tregu kur e thua.
Dhe per kete, na paska filluar shqetesim kombetar i iniciuar nga PSja si te ringrihet PDja.
Se valla, nuk ndjehet hic mire PSja kur nuk eshte mire PDja.
Mbahuni more, se po na ngeleni pa fryme
DEMOKRACIA KA SUBJEKT DHE OBJEKT VETEM POPULLIN
Askush nuk qendron e vendos mbi veridiktin e tij.
Aq me pak nje president qe ka shkelur e dhunuar shume here e ne cdo hap Kushtetuten e Shqiperise….
ilir Meta eshte turpi i Shqiperise dhe marrja e Botes.
Kuvendi e ka radhen
Edi Rama e mban fjalen !
Por asnje ndeshkim sado i rende nuk i fshin as nuk i mbulon demet qe ky presihor ia ka bere Shqiperise.
Ligj e Drejtesi !
Qe te behet Shqiperi!
Askush nuk qendron mbi ligjin !
Pse te iki Meta ai tha po mori71mandate iki
Cfaje ka Meta qe Rama mori 74 ?
Me genjshtra e dredhi,jo me force politike, e as me vullnet te popullit, ka ardhur ne ulese te presidentit te shtetit.Me mashtrime e dredhira, ka marr mandatet e perparshem ne Kuvend,Tash i jane shpluar kembet e gnejshtarit beseprerit,Mos ia merrni per te madhe, nese tash hane fjalen e vet,nuk jep doreheqje,Te thehet ne “asetin” familjar politik,duke larguar te shoqen dhe te merr drejtimin e LSI.
O njerez akoma nuk e keni kuptu , Iliri ka lujt me rezultat ne kok , po te merte 71 mandate do linte dhe Iliri te vetin , PSja mori 74 kater prandaj nuk e le mandatin Iliri se mori me shum , pse i bini me qaf kot , o zoti president po ti sqaroi njerzit mer burr.