Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u është drejtuar me një mesazh demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve për të marrë pjesë në protestën e ditës së hënë, në datë 8 korrik në orën 20:00. Sipas PD-së, Basha do të jetë në protestën e së hënës bashkë me familjen. Lideri demokrat tregon arsyet se përse sipas tij shqiptarët duhet të ngrihen në protestën e dhjetë kombëtare para Kryeministrisë me qëllim largimin e Ramës.
“Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën! Të hënën 8 korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për Shqipëria Si Europa! Asnjë hap pas! Rama Ik” shkruan Basha.
Por, pavarësisht asaj që shfaqet në publik, brenda kampit opozitar jo gjithçka shkon sikur duket, pasi kanë divergjenca. Dekreti i Presidentit Meta për 13 Tetorin si datë të re zgjedhjesh lokale ka ndarë PD-në dhe LSI-në. Kryemadhi u shpreh dje se ‘Në 13 tetor kemi zgjedhje’. Ndërsa kreu i PD, Basha këmbëngul në qëndrimin e tij se “Kërkojmë largimin e Ramës, nuk ka zgjedhje pa qeveri tranzitore”.
e.t./dita

Me cilet je duke folur o i cmendur qe je nul ne matematike, se ato 77% qe nuk morem pjese ne votime jane perkrahesit e partise se Flamur Herman Geringut. Ne cdo zgjedhje lokale shqiperia nuk ka patur kurre me shume se 44% pjesmarrje bashke me ju opoziten e Krricit te faros, Ne keto zgjedhje te bera nen nje terror psikologjik nga Nikoll leshi per djeg ‘je masive te qendrave te votimit dhe nga banda e Flamur Herman Geringut per vellavrasje paske numeruar ti o i cmendur se 75% kane refuzuar,, me cilet po flet me femijet e kopshtit, tani hap krahun dhe sa te kesh ne ate parti banden e Flamurit dhe te Klevis krricit te faros nuk ke per te ardhur ne pushtet, harroje,,,,
E shum mire beni, tani eshte dhe vape, nje shetitje e organizuar ne bulevard pas ores 8 eshte shum e shendetshme!
Ora 8 prape eshte vape..Shtyje per ne 12 te nates.
Le te beje nje c`dekret Iliri per Cdekretimin e ores 8 dhe dekretimin e ores 12,se ja ka marre doren.
Hiqeni ate slogan Shqiperia si Europa. Me mire dilni sic jeni ne te vertete: Shqiperia si Bathorja. Bathorja dhe Kamza e Mzatit janer fytyra perverse e Pedes. Edhe talebanet do te ndihen me mire.
Tash qe i treguam Rames sae perkrahin , t’i tregojme edhe ketij !
Pra piknik edhe me 8!
Ka nje manifestim kunder hec te ma mire shkoni aty!