Vendi ynë duket se është në fund të pandemisë përsa i përket shifrave ditore të raportuara për numrin e të infektuarve me Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 1605 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid vetëm 87 qytetarë dhe fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Rastet e reja janë konfirmuar 22 në Tiranë, 12 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Berat, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Memaliaj, Vlorë, Kamëz, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Mallakastër, Delvinë, Devoll, Librazhd.
Ndërkaq tashmë në vendin tonë janë 1182 pacientë aktivë me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.
Gjithashtu në orët e fundit janë shëruar 212 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,672 që nga fillimi i epidemisë.
o.j/dita

ASNJE VAKSINE!