Debati për tre ligjet që kërkojnë shumicë në Kuvend është debat i ndezur nga qeveria për të mbuluar malin me gisht. Bëri mirë ajo ambasadorja gjermane mbrëmë që ia tha qartë, se jo për shkak të Fierit, por për shkak të Sali Berishës, nuk e merrni atë status. Kështu duhet folur. Dhe për mua, opozita nuk duhet t’i japë konsensusin për asnjë gjë këtij të çmenduri derisa ta rrëzojë nga pushteti. Nuk ka asgjë më properëndimore, më progresive dhe më të përgjegjshme se sa të mos e konsiderosh më politikan normal dhe partner Sali Berishën, i cili është tani President i Republikës, kryeprokuror, kryetar parlamenti, kryetar i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, dhe kryeministër i vendit. Ç’i duhen tre ligje këtij malukati kur deri këtu ka arritur pa asnjë ligj?
SMS në DITA në 0689073730