Asnjë pëllëmbë, asnjë metër katror të lirë për plazh publik?!

anazapta

I nderuar zoti Adrian. Ju bëj me dije ju dhe nëpërmjet gazetës tuaj të nderuar Kryeministrin e vendit dhe ministren e Turizmit se që nga sot, 1 Korrik 2014 në mëngjes, në plazhin e Durrësit nuk ka më asnjë pëllëmbë, asnjë metër katror të lirë për plazh publik. Edhe nja 200 metra katror që ishin tek Iliria deri mbrëmë, sot u gdhinë me disa çadra ushtrie të cilat thonë se do të strehohen ata që do të kujdesen për plazhin. Sa i përket pjesës tjetër, përkundër paralajmërimeve të forta (siç) të Kryeministrit për privatët e plazheve, uzurpatorët e buzës së detit sivjet janë treguar më të pacipë, më të pangopur e më makutë, më agresivë se vitet e tjera duke zaptuar me çadra e shezllongje deri dhe buzën e ujit. Kjo flet për atë që mafia e detit qenka më e fortë se mafia e Lazaratit, domosdo se dhe Durrësi është më afër Tiranës. Sa për ne fukarenjtë, duhet të rrimë majë shkëmbinjve si cubat, po nuk deshëm të paguajmë për të bërë dy-tre orë plazh. Faleminderit.

 

Letër e nënshkruar

Adem Ciceri

Share This Article
4 Comments
  • Po ky misterkryeministri e shpura e tij e ministrave te turizmit te teritorit sikur thane se hapsirat publike do te jene edhe me te medha. Ata u zotuan e madje moren(bvodhen) edhe votat bash per kete. Si duket fjala ishte per ti zene vete keta. Tani e kuptoni te dashur votues te shpulles se per ke keni votuar. Ju akoma nuk keni pare gje. Me vjen keq per vete se ju durrsaket mire e keni. Tju zere edhe shtepine se ju prap, amin do te se jeni te helmuar me virusin em komuinizmit e nuk ka sherim per ju. PO ne………

  • Po pse me verte e more ti qe do kete plazh per publikun. Apo pe tabelen “Plazh Publik” ti dhe kujtove se ishte plazhi per publikun. Tabela ne vetvete ne fakt per publikun ishte, por shazllonat dhe cadrat ne plazh nuk ishin publike se ska si te jene publike. DIkush i ka vene aty dhe sma merr mendja se i ka vene per ty e per mua, I ka vene sic vihen neper skena qe sfondi ti pershtatet vizites se kryeministrit dhe me pas le te rrine aty nje rruge e dy pune. Dhe puna e dyte me shume leverdi biles.

  • Shprehja e aktorit te madh Ndrek Luca ne filmin ‘dueli i heshtir ‘ ……'” ajo ishte loja……….., pershtatet me se miri per hapsirat publike te plazhit.

  • Akoma nuk u mesuat qe Edi Rama eshte kokra e mashtruesit.
    E vetmja pune qe di te beje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *