Asnjë qindarkë prostitutave

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

E dëgjova pak ditën e enjte shqupistin plak, të fliste në Parlament. Pata durimin këtë radhë ta dëgjoj për duart e pastra dhe për faktin se nuk i kishte mbetur borxh asnjë qindarkë prostitutave. Është hera e parë që i zë besë këtij plaku të pabesë. I besoj për arsyen e thjeshtë se duart e veta i ka mbajtur të pastra sepse ka përdorur ato të lakenjve të vet që e rrethojnë. Duart mbase i ke ruajtur të pastra, por kokën e mendjen i ke pis dhe të zeza sterrë, pjellë e së cilave janë të gjitha tragjeditë, të zezat që i ke sjelle këtij populli. Të besoj gjithashtu që dhe prostitutave nuk u ke asnjë qindarkë borxh, sepse dhe vetë i tillë je, një tranvestit plak politik, ish-komunist fanatik i transformuar brenda një dite e një nate në “demokrat” të flaktë. Atyre nuk ju ke asnjë borxh, por i ke borxh gjakun shqiptarëve që në vitin 90, por sidomos në 1997-ën, atëherë kur për të realizuar ëndrrën tënde mbretërore u mundove të mbillje vëllavrasjen veri-jug. Për hir të kësaj çmendurisë tënde mijëra nëna hodhën shaminë e zezë kokës, mijëra vogëlushë mbetën jetimë, mijëra gra mbetën të veja e në mes të katër rrugëve. U ke borxh gjakun gërdecarëve nga makutëria për pasuri të pjellës tënde dhe të lakenjve me poste ministrore që të rrethonin. I ke borxh jetën të ndjerit Trebicka sepse nxori në shesh fytyrën e Zenit tënd të dashur. Mos kujto e mos shpreso se e ka ngrënë kush përrallën e gjuetisë. U ke borxh gjakun katër njerëzve të thjeshtë që dolën të protestonin kundër teje. E sa e sa të tjera. Por do vijë dita e llogarive, për këtë të jesh i sigurt. I. H., Elbasan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *