Asnjë reflektim

redaktor

Mjafton të shikosh historinë e PD-së që të bindesh se kjo parti është drejtuar dhe drejtohet nga një komunist tipik, nga lloji më i keq i tyre, Sali Berisha. Saliu me familjen e tij e kanë kthyer në pronë të tyren PD-në. Sa të jetë gjallë ky komunist tipik servil dhe demagog, PD-ja do të lëngojë në opozitë dhe ç’është më e keqja, nuk do ketë reflektim për qeverisjen e saj të dështuar fund e krye dhe me pasojë shkatërrimin e shtetit shqiptar për të dytën herë (‘97 dhe ‘2013). Por do të vazhdojnë të jenë pengesa kryesore për ecjen e vendit përpara. Sepse zullumet që kane kryer, sidomos në 8 vitet e fundit në qeverisje, gropën që kanë lënë në buxhetin e shtetit, do të mundohen t’i mbulojnë deri në fund me Zaganjorë e me Sashenka të kapur e me prokurorë të frikësuar apo të blerë. Prandaj sfida është e madhe, dhe pa një opozitë të përgjegjshme e të reformuar me rrënjë dhe me Saliun kryetar hije të saj, edhe mazhoranca e re do të abuzojë me fuqinë që ka dhe në fund të fundit demokracia nuk do ketë vlerën që ka në botën e qytetëruar ku duam të integrohemi.

 

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *