Ahmed Kalaja, imami dhe ligjëruesi i njohur fetar është i bindur se konflikti sirian nuk duhet të pëfshijë shqiptarë të asnjë treve. “Të gjithë besimtarët duhet të dëgjojnë Institucionin dhe imamët e xhamive përkatës dhe mos humbin në thirrje që u drejtohen nëpërmjet internetit dhe as mos emocionohen përballë padrejtësive të rregjimit të Basharit, me qetësi vuajtjeve të popullit sirian t’u përgjigjen me lutje që Zoti t’ua lehtësojë. Xhihadi i gjithsecilit fillon nga vetja e tij, me rregullimin e familjes se tij, komshiut, lagjes ku jeton, qytetit dhe mbarë vendit” – thotë ai ndër të tjera.
Kalaja i përgjigjet edhe pyetjes se si i komenton zërat për shfaqjen edhe në Shqipëri të tendencave të para të një islami integralist? Sa prezent është sot ky fenomen mes besimtarëve islamë shqiptarë?
“Në përgjithësi ne po punojmë shumë me institucionin e Komunitetit Mysliman dhe deri tani në të gjitha xhamiat e Tiranës që njihen nga komuniteti Mysliman nuk kemi shfaqje të tilla. Mundohemi t’u shpjegojmë njerëzve se feja është paqe dhe thelbi i saj është rregullimi i vendit ku jetojmë. Tradita jonë e harmonisë fetare e burrave patriotë si Vehbi Dibra, Ibrahim Balliu, Zyber Hallulli duhet të jenë shembujt e islamit në Shqipëri. Ne gëzojmë akoma veprat patriotike apo bamirësisë së tyre që nga shtet-formimi shqiptar deri tek normalja Elbasanit apo shtepia e fëmijës, të cilat as dikatura nuk mundi t’i zhdukë. Falë atyre burrave ne sot gëzojmë një tolerancë fetare unike që e gjithë bota nuk e ka. Dua të përmend një thënie të kryeministrit të Malit të zi Mark Milani. “Sa herë që u munduam të fusnim konflikt në Shkodër ndermjet katolikëve dhe myslimanëve apo e kundërta gjithmonë kemi dështuar”. Ndaj trashëgimia e jonë është sfida e të gjithëve së bashku për ta ruajtur të pastër këtë vlerë hyjnore të tolerancës dhe synimi i ynë i përbashkët janë arritjet e vendit tonë, të cilin Zoti na e ka falur aq të bukur dhe të begatë…” – thotë ai.
Cfare na nxirrni ner gazete or aman….cfare eshte ky shqiptar apo afgan….TURP
me shqiptar se ti te pakten …
po ti a ke mjeker redi…
Keta po humbasin te gjith vlerat qe u la profeti Muhamet.! Me keto qendrim at gjithnje e me shum fen muhamedane po e kthejne ne nje terror i cili pervec urrejtjes asgje tjeter nuk do te sjelle ne ket bote. Duhet te heqim dore nga keto qendrime antinjerzore. Nve shqiptaret me veprimet tona po i themi evropes nga ku kerkojm te shkojme se ne nuk jemi me ju. Pra ne vaxzhdojme te godasim veten tone.
Ne kohen ku shqiptare jo vetem te shqiperise brenda kufirit qe kemi pore shqiptaret e mbar hapsires shqiptare kemi shume nevoj per mbeshtetjen e botes demokratike. Ne jemi nje shtet ne formim pasi akoma jemi te coptuar. Pore sa po i kontribojme vete son ne ket drejtim.? Keto pyetje Myslimanet injorante ase qe indinjohen per ta ditur. Pra neve po i thmi evropes largohu. Ajo na thote hadeni tek neve.Ne jo nuk i afrohemi. Une degjova ne tv Klan se si nje krelik islam nga Kosova thoshte.Ne redhe te pare jem mysliman pastaj jamn c`fare jame.! A e shikoni se ku ka arritur prapesia e tyre ne nje kohe qe njeriu kur lein lin vetem kombesi e vet ndersa te tjrat vijne ne jet.Pra ne para se gjithash jemi shqiptar e pastaj munde te behemi c`fare te duam. Pra kleriket te fes Islam sote kane pergjegjesi te madhe para kombit shqiptar pasi jane pjesa me e madhe e besimit ne vendin tone.
Xhamit tona para se te mesojne statusin e fes Islame duhet te mesojne edhe per atdheun e tyre.Pore nje Islamiste thoshte Siria eshte atdheu i ime.Pa u cliruar Siria thoshte ai nuk do te ket rehati ase bota.! Pra sikur ne shqiptaret kemi zgjodhuir problemet tona dhe o burra te vejmi tek Sirianet, Kjo eshte gabur dhe hoxhallaret ne xhami duhet ti kundervihen atyre.
kur enver hoxha i hoqi kishat dhe chamite e quajten antifetar dhe antikrishter,tani keto fenomenet fetare na i solli bota demokratike mbas vitit 1992 qe dilnin me makina neper qyetete me autopolante siper duke shetitur sa andej ketej brockulla per fene duke folur pa u lodhur cdo dite qe te na fusnin ne rrugen fetare,tani cfare dreqin kerkoni ju shqiptaret qe thoni keto fete jane jashte programit perendimor,ku ishte po perendimi bashke me ameriken qe flisnin per biblen ter diten ne rruge dhe duke na shpendare fletjushka njerezve per te na mesuar sec flitesh per zotin,perendimi i solli fete ne shqiperi keshtu nuk keni perse te merziteni,kushdo ka te drejte te zgjedhi fene qe i beson dhe e simpatizon,nuk mund tja detyrosh ti une apo ai tjetri se cfare feje do zgjedhesh,a kerkuam liri,kjo pra eshte liria te zgjedhesh cfare ty te pelqen,jo cfare i pelqen te tjereve sic thot perendimi,pastaj vetem feja myslimane eshte e keqe,po janullaposi qe flet ne emer te fese ortodokse per vorjoepirin cdo te thote?per pensjone qe i jep vetem ortodokseve te jugut vetem qe vetem te percaje shqiptaret,mos eshte valle nje veprim pozitiv?po krishteret katolik sic jane superfuqite anglo amerikanet qe ne emer te demokracise bombardojne vendet e tjera pa meshire,mos jane valle me te mire?kush pergjigjet per mijera vete qe krishteret vrane ne irak vetem per ti treguar dhembet e te fortit ndaj diktatorit sadam duke shkatuar miliona viktima,asnje feje nuk eshte e ndershme,nuk ishin ortoksit serb qe ne kohet moderne filluan genocidin ndaj popullve te tjere,ku ishte feja krishtere ortokse qe ti dilte kumndra ketij fenomeni te ndaluar nga zoti,diktatoret e dikurshem kishin vetem nje te drejte,qe fete duhet te zhduken se ekzistuari se jane percares dhe frymezues te njerezimit,dhe kjo eshte me se e vertete.ateisti
Z.Kalaja une jam orthodox ne shprehje por jam atheist dhe jam I mrekulluar mbas thenijes tuaj te cilen e quaj shume te llogjikshme dhe qe I sherben vendit tone qe te qendroje ne thenijen “feja e shqiptarit eshte Shqiptaria. Me keto mendime qe keni do kisha deshire te degjoja predikimet tuaja me kenaqesi.
Fe e gabuar,ne vende te gabuar,cdo gje ketu eshte e imponuar me force, dhune, shpata taksa te renda,lexoni historin,nuk kam gje me besimin myslyman por duhet te ushtrohet atje ku ka vendin,jo ne mes te Evropes!
ore o fol drejte sic flete robi me mend o me mire heshte e rri ne vende.
Pirdh Ali pirdh se lirohesh ,shko nje here ne Europe dhe shiko sa do te duan , nuk them se keto vendet myslymane jane me te mira , politike eshte or vella nga te dyja anet
redi: Me vjen keq vetem se flisni shqip,nuk ke gja te perbashket me shqiptart as ju as ata qt mendojn si JU
Po lenje këtë himam leshi, mos i shkoni per mas, le te shkoj ta boj luftën ne siri,
Imam Ahmedi (apo Ahmeti), po të gjykohet nga ato çfar thotë, është shumë në rregull.Për imamë të tillë ka nevojë vendi.Nga pamja e jashtme, me atë rrjetën në kokë…nuk di ç’të them.Imami ynë i nderuar e din se thuhet një fjalë: “Pa vatan, nuk ka imam.”Duke qënë kështu, një fetar vishet me kostumin e vendit ku jeton, sepse feja muslimane nuk është pronë e vendeve arabe.Feja muslimane është besim, pavarësisht se je arab, shqiptar, kinez apo afrikan.E kam fjalën edhe për disa besimtarë që, në emër të fesë muslimanë, katandisen si mos më keq që nga mjekrrat e kreshpëruara, pantallonat e shkurtuara apo tentenet në kokë!Këta njerëz nuk duken si shqiptarë, por si vizitorë nga vendet e Lindjes së Mesme.Mendoj se njerëz të tillë as që e kanë haberin për fenë muslimane dhe i sjellin dëm asaj duke e ngurtësuar dhe kufizuar.
TI MIRE E KE O AHMED QE BEN THIRRJE, POR ATA QE VENE SEPSE PAGUHEN ME PARA, NUK I DEGJOJNE FARE KETO THIRRJE, KESHTU QE VRITE MENDJEN DHE BEJ NJE THIRRJE ME TE PIKASUR PER KETE TEME.