Aspirina, “arma” e re kundër sëmundjeve mendore

anazapta

Efekti parandalues i aspirinës në sëmundjet e zemrës është i njohur. Por tashmë, shkencëtarët po e shohin atë edhe si një aleat në luftën kundër sëmundjeve mendore. Antiinflamatorët si aspirina janë efikase në luftën kundër sëmundjeve të zakonshme mendore, origjina e të cilave lidhet me proceset inflamatore në gjak dhe tru. Eksperimentet klinike në Universitetin e Melburnit në Australi tregojnë se ilaçet me substanca antiinflamatore, mes të cilave aspirina, celecoxib, infliximab dhe acidet yndyrore Omega 3, të cilat gjenden te vaji i peshkut lehtësojnë simptomat e depresionit, çrregullimeve bipolare dhe skizofrenisë, nëse u shtohen trajtimeve ekzistuese. / Gazmira Sokoli

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *