Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, thotë se Siria nuk po i plotëson detyrimet ndërkombëtare për të shkatërruar armët kimike sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
Një muaj pas skadimit të afatit për largimin e armëve më të rrezikëshme nga Siria, sekretari Kerry tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara pasi Presidenti sirian, Bashar al-Assad, nuk ka plotësuar afatin. Zoti Assad ra dakord për këtë afat me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, ose OPCW.
“Bashar al-Assad, për mendimin tonë, nuk po vepron në përputhje me afatin dhe shyrjet janë po ashtu në mospërputhje me gjykimin e Organizatës se procesi mund të përparojë më shpejt”.
Sekretari Kerry u paraqit në një konferencë shtypi krahas ministrit të Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Nëpërmjet përkthyeses, zoti Steinmeir tha se vonesa e Sirisë rrezikon edhe qendrimin e Rusisë në këtë çështje.
“Ata jo vetëm që po lozin me besueshmërinë e tyre, por pas bisedimeve të para me amerikanët, edhe rusët janë të një mendjeje. Pala siriane po loz edhe me kredibilitetin e palës ruse”.
Qeveria siriane thotë se pengesat e sigurisë dhe ato logjistike kanë ngadalësuar edhe mbledhjen dhe transportin e armëve kimike. Sekretari Kerry thotë se do të vazhdojë t’i kërkojë homologut të tij rus,Sergei Lavrov, të ushtorjë presion për respektimin e planit.
“Rusia është partnere në këtë përpjekje. Është e qartë ajo po luan një rol kritik për të ndihmuar sirianët të kuptojnë se duhet të përmbushëin detyrimet”.
Marrëveshja e ndihmoi Presidentin Assad të shmangte kërcënimin e Presidentit Barack Obama për të ndërmarrë veprime ushtarake për ta ndaluar Sirinë të përdorë armë kimike. Zoti Kerry tha se të gjitha opcionet mbeten të hapura, nëse Siria vazhdon vonesat për transportin e të gjithë agjentëve kimikë dhe elementëve të tjerë në portin e Latakias.
“Të gjitha të dhënat tregojnë se nuk ka asnjë arsye të ligjëshme se pse transporti mos të kryhet tani. Prandaj ne i bëjmë thirrje Bashar al-Assadit t’u përmbahet detyrimeve. Përndryshe, ne do të bisedojmë me aleatë të tjerë se cili nga opcionet është më i përshatshëm në një moment të caktuar”.
Shtetet e Bashkuara thonë se më pak se pesë përqind e armëve kimike janë transportuar në port, nga ku do të transportohen në një anije të marinës amerikane për t’u neutralizuar. Ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier, tha se kur ato të jenë të sigurta, dy të tretat e materialit do të shkatërrohen në Gjemani.

mbani koqet e putinit oj amerike,po jua tha erdogani,keto jane lojrat e assadit per te fituar kohe,por ju si frikacaker qe jeni mbajtet edhe dobicin e assadit armet kimike,nuk i jep armet kimike assadi,se po e sulmuat ai do ti pergjigjet shteteve qe ka perreth me ato arme,kot nuk ju tha atehere kur u pergatitet per ta sulmuar,ju mund te me sulmoni po rajonin do ta ncjerr jashte kontrollit ju tha assadi,ti kerry mos bej shume gam gam se nuk do vriten njerezit se do ti te marresh cmimin nobel karagjoz,dhe te ndahet siria ne tre pjese,te bejme shtet islamik,ju gjasme e luftoni ismalizmin exstrem tani po pergatiteni te ndertoni nje shtet te tille,lere assadin ti shtypi kokat ketyre te semureve islamike se po na hedhin bomba kudo,nuk duhet te lejohet nje shtet i tille islamik,siria eshte i vetmi shtet qe i ka ne dore ti shtypi keta pisa qe prishin paqen ne bote,ju duhet ta ndihmoni kete njeri deri ne perfundimin e kesaj mbreterie terrori boteror islamik.siria para luftes ka qene nje shtet demokratik,njerezit jetonin ne nje paqe shume realiste dhe besimi fetar ishte shume tolerante me njera tjetren,por islamiket e ndyre jo myslimat e thjeshte,por terroriste e al kaides prishen paqen ne kete vend,dhe duhet te marrin pergjigjen me vdekje,sepse po fituan ne siri ata do shtrihen ne tere vendet e rajonit dhe do ta keni shume te veshtire dhe do habiteni oj amerike kur te luftojne arabine saudite partnerin tuaj me besnik,por do jete vone.assadi duhet ti shfarosi terroristet islamik.
KESAJ I THONE TE BESH PETLLAT ME UJIN E MOSKES.
John Kerry para se t’i lutet Asadit qe te dorrezoje LHL-te e tij me mire te heqi dore nga NOBELI perpaqe dhe te pergatiseplanin e Obames per nje nderhyrje BLITZKRIEG ne Siri, sepse keshtu do te cliroje nga sikleti Ministrin gjerman qe deklaron brockulla pa dogane per asgjesimin e Armeve Kimike ne Gjermani pa lejen e Bundestagut apo pa nje referendum gjithe perfshires te popullates. Kjo vendosmeri amerikane per t’i dhene fund odisese se LHL-ve te Asadit Mashtrues dhe Putinit Hileqar do te cliroje nga sikleti i PISHMANIT edhe shqyptaret per refuzimin e tyre ndaj planit famoz Putin-Kerry, sepse LHL-te Asadi do t’i marre ne Boten tjeter.
Ky…. (DELETED), me falni kerry vec per armet indinjohet se ka frike se mos ia dergon ndonje Asadi papritur – po si behet vone per femijet qe vdesin dita dites nga bombardimet e urria si dhe te ftohtit! cfare dy fytyrsha jane keta njerez? pa dinjitet njerez pa shpirt e zemer djaj ne forme njeriu!