Assad: Palmira tregon suksesin e ushtrisë kundër terrorizmit

Elton Tafaruci
Syrian President Bashar al-Assad delivers a speech as he leaves the Elysee palace, Paris, France on November 13, 2009, after a meeting with French President focused on Middle East peace process, two days after Israeli prime minister's visit in France. Photo by Ammar Abd Rabbo/ABACAUSA.COM

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se rikthimi i qytetit të Palmirës nën kontrollin e forcave qeveritare tregon suksesin e ushtrisë në luftën kundër terrorizmit.

“Çlirimi i qytetit historik të Palmirës është një arritje e madhe dhe një tjetër tregues i suksesit të strategjisë që ndjek ushtria siriane dhe aleatët e saj në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Assad, transmeton televizioni shtetëror i Sirisë.

Forcat siriane kanë rikthyer të dielën kontrollin e plotë të Palmirës, e cila është pushtuar nga militantët e Shtetit Islamik qysh në maj të vitit të kaluar.

Ekstremistët në Palmira kanë demoluar disa monumente historike, që kanë qenë të listuara si trashëgimi botërore./E.T

Share This Article
1 Comment
  • Ortodoksia nuk te le ne balte je njeriu i duhur ne kohe te veshtira plot inteligjence e toleranc i gjith botes arabe!
    Respekt nga ortodoksi e shqipris ne vecanti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *