Astma dhe alergjitë, ndryshon trajtimi gjatë vjeshtës

redaktor

Stina e vjeshtës po shoqërohet me ndryshime të shpeshta të kushteve klimaterike, të cilat kanë karakteristika specifike që ndikojnë në shtimin e problemeve që prekin rrugët e frymëmarrjes, si të rrugëve të poshtme, ashtu edhe të rrugëve të sipërme. Në këtë mënyrë, gjatë kësaj periudhe shfaqen jo vetëm virozat e stinës (nga më të lehtat deri tek ato më të rënduarat), por edhe alergjitë dhe llojet e bronkiteve. Pra, vetë ndryshimet e klimës, si: ndryshimi i ajrit, rritja e nivelit të ndotjes, rritja e përqendrimit të lagështirës, si dhe ulja e temperaturës, shërbejnë si kushte favorizuese për shpërthimin e këtyre komplikacioneve e veçanërisht atyre alergjike, të cilat rëndohen edhe më shumë.

Është e rëndësishme për kategoritë që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme alergjike, veçanërisht ata që vuajnë nga astma, që të bëjnë kontrolle të vazhdueshme te mjeku specialist, në mënyrë që të përcaktojnë diagnozën kuruese të saktë, e cila gjatë këtij sezoni ndryshon nga ajo e verës. Në rast se këta persona gjatë stinës së verës kanë qenë mirë dhe nuk kanë pasur komplikacione, e për rrjedhojë nuk kanë përdorur pompat, duhet patjetër të bëjnë një vizitë te mjeku, për të përcaktuar mjekimin përkatës në varësi të ecurisë së sëmundjes. Pavarësisht se edhe gjendja mund të jetë e mirë, këta pacientë detyrimisht duhet të bëjë kontrollin te mjeku alergolog, për të përcaktuar më pas vijimësinë e trajtimit. Ndërsa pacientët që janë për herë të parë, nëse kanë kollë dhe marrje fryme të shpejtë, si dhe në rastet kur kolla i kalon të tri javët, duhet menjëherë të bëjnë një vizitë te mjeku alergolog për të identifikuar alergjinë nga sporet.
Kjo, pasi në shumë raste pacientët i neglizhojnë sëmundjet alergjike të rrugëve të frymëmarrjes për shkak të ngatërrimit të simptomave me atyre të virozave të stinës dhe gripit. Për këtë pacientët që gjatë gjithë verës apo shtatorit nuk kanë vajtur te mjeku alergoglog, po ashtu duhet detyrimisht që të kontrollojnë gjendjen e tyre. Vetëm në këtë mënyrë parandalohet rëndimi i gjendjes duke parandaluar kalimin e sëmundjes në stad kronik, siç është astma.
Zgjatja për shumë ditë e simptomave të tilla si : “Temperaturë e lehtë, rrufë, tështima, sekrecione, bllokim dhe skuqje të hundëve, lotim të syve, kollë e thatë, infeksione virale, humbje përqendrimi, si dhe dhimbje koke” janë shenja të dukshme, për të cilat duhet të kërkoni ndihmën e mjekut alergolog.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *