Parukierët, hidraulikët dhe personat që punojnë në spitale janë më të prirur për t’u prekur nga astma. Përfundimi ka dalë nga një studim i kryer nga Universiteti i Goteborgut dhe i publikuar në revistën “Annals of Occupational Hygiene”.
Sipas këtij studimi, të rrezikuar nga astma janë edhe personat që punojnë si estetistë, bojaxhinj, pastrues apo punonjës të industrisë ushqimore apo asaj të duhanit. Shkak bëhet numri i lartë i substancave kimike potencialisht të dëmshme, me të cilat këta punonjës janë në kontakt për orë të tëra.