Astrazeneca e pranuar në 119 shtete/ E dyta është Pfizer dhe e treta Sputnik V! Vaksina e Sinovac përdoret në 30 vende

entela

Revista britanike The Economist ka bërë një renditje të vaksinave që janë pranuar më shumë deri më tani nga shtete të ndryshme të botës për përdorim.

AstraZeneca është momentalisht vaksina më e pranuar me 119 shtete në botë që e përdorin këtë vaksinë dhe kanë autorizuar përdorimin e saj. Ajo ndiqet nga vaksina Pfizer-BioNTech dhe e treta është ajo ruse Sputnik V. Vaksina, e cila është përdorur më shumë në Shqipëri, SinoVac renditet e teta, me rreth 30 vende që e kanë pranuar.

Kjo renditje merr rëndësi kur vjen puna sidomos tek turizmi.  Në vitin 2020 udhëtimet e turizmit ndërkombëtar ranë me 74% krahasuar me 2019, në vetëm 380 milion. Në muajt e fundit udhëtimi ndërkombëtar ka filluar të rimëkëmbet. Me 3.7 miliardë doza vaksine të administruara në të gjithë botën, shumë njerëz po përpiqen të paketojnë bagazhet për të vizituar një vend të huaj, por jo çdo antitrup i fituar nga vaksina automatikisht ju lejon të dilni jashtë shtetit.

Shumë vende të botës kanë kufizimet e tyre kur vjen puna tek vaksinat që njohin dhe tek të cilat lejojnë udhëtarët të hyjnë në kufijtë e vendeve të tyre.

Debatin së fundmi e ka ndezur Bashkimi Europian, e cila ka dhënë njoftimin se të gjithë personat që kanë kryer vaksinën indiane “CoviShield” nuk do të pranohen në Union edhe pse shkencëtarët thonë që është e të njëjtës cilësi me AstraZencan.

Në këtë mënyrë rregullatori evropian i barnave nuk lejon udhëtarët indianë në kufijtë e saj.

Shpesh është folur se si vaksinat kundër COVID-19 janë kthyer në një armë gjeopolitike ndaj shteteve të mëdha të botës që duan të shtrijnë influencën e tyre. Nëse do të bënim një renditje të shteteve me vaksinën më të pranuar ato do të ishin, Anglia, Amerika, Gjermania dhe pesëçen e mbyll Rusia dhe Kina.

Vaksinat e pranuara

Astrazeneca                       119 shtete

Pfizer-BioNtech                 89 shtete

Sputnik V                            65 shtete

Sinopharm                         56 shtete

Moderna                              53 shtete

Johnson&Johsnon           48 shtete

Covishield                           35 shtete

Sinovac                                 30 shtete

Covaxin                                10 shtete

CanSinoBio                            5 shtete

 

e.r/dita

Share This Article
6 Comments
  • Mjaft me PËRRALLLA..
    Astra Zeneca e “” Pranuar”” VETËM NË SHTETET E BOTËS SË TRETË SIÇ ËSHTË SHQIPËRIA, APO SIÇ E KA KATANDISUR SHALËGJATI ME SALI MUTIN..
    ASTRAZENECA E NDALUAR NË GJITHË EUROPËN ME RASET E VDEKJEVE DHE PARALIZIMEVE MË TË SHUMTA , SËBASHKU ME JONSON&JONSON ..
    PFFIZER , VDEKJE TË SHUMTA DHE MYOKRDIT DHE PERIKARDITE TË PANUMËRTA NDËR TË RINJTË (MYOKARDIT = VDEKJE E SIGURT NQS NUK KRYHET TRANSPLANT ZEMRE)
    SINOVAC , ME VDEKJET MË TË PAKTA SIPAS TË DHËNAVE ( AQ SA MUND TË QUHEN KORREKTE TË DHËNAT E KINEZËVE)

    PRA , VRAPONI O SHQIPTARË TË BËHENI KAVJET EKSPERIMENTALE , SEPSE EDHE VAKSINAT QË PO BËNI , EKSPWRIMENTALE JANË ,
    KANË MARË APORIVIMIN NGA EMA( EUROPA) & CDC (SHBA) DERI NË VITIN 2023, PRA APROVIM PROVIZOR QË JEPET VETËM PËR V@KSINAT EKSPERIMENTALE…
    O BURRA ,VRAPONI PAS SHALGJATIT …QË MBLODHI ASTRA ZENECAT E GREQISË (PLOT 120 000 ) SEPSE DO SKADONIN NGAQË GREKËT NUK DUAN TË KTHEHEN NË KAVJE EKSPWRIMENTALE…

    MASHTRUESIT PROFESIONISTË TË DITA-S , KUR SHKRUANI QË , ËSHTË PRANUAR NGA 116 SHTETE, SHKRUANI SE DHE NGA SA NGA KËTO SHTETE U NDALUA , MOS U MUNDONI TË MASHTRONI POPULLIN , SEPSE KJO ME FJALË LIGJORE QUHET , VRASJE ME PARAMENDIM DHE KRIM NDAJ NJERËZIMIT…. PRANDAJ MENDOHUNI MIRË PARA SE TË MASHTRONI SHQIPTARËT.. E KUPTOJ QË EUROT QË JU KA DHËNË SHALGJATI JANË TË ËMBLA , POR EDHE GJYQI NESËR DO JETË I ËMBËL , PËR NE…

    • o pe lecke nga kolonja
      “O BURRA ,VRAPONI PAS SHALGJATIT”,
      sipas teje pas kujt të vrapojmë??
      pas teje që je gomar e kaluar gomarit??
      pas idiotësive të tua të shkojmë??
      mor hajvan e bir hajvani ku i gjen gjithë këto vdekje??
      se sipas teje kanë vdekur më shumë se ata që janë vaksinuar,sipas teje,të gjithë që vaksinohen do të vdesin brënda gjasht muajve(duke përjashtuar shtyrjen e afatit që i bëni ju gomerët e kospiracionit)!
      mor idiot,dhe në greqi ka gomerë si puna tënde,në gjermani e zvicër sa të duash!mos kujto se vetëm në shqipëri riten gomerët!!ne kemi rracën tonë të quajtur cakiste(i kanë vënë emrin tënd),gomerë autoktonë!të tashë në maksimum!!
      sidoqoftë o ti që ke lindur para bankës së korçës,kjo pandemi ka për të kaluar,5G ka për tu instaluar dhe ti ke për të filluar “kryqëzatën” tënde të re,me idiotësi të vjetra!!
      një njeri me dy pare tru në kokë duhet të shohë ato që keni thënë ju,psh kur instalohej 4G vite më parë!!
      e sulmuat një lloj si 5G!të cilën do ta mbroni kur të fillojë të instalohet 6G!!
      o cakooooooo,o mblidh mëndjen o mbyll gojën!!boll me idiotësi e boll me këtë shkrim parrullash!!

  • astra është më e mira e të lirave,faizer e moderna,janë më të mirat e të shtrenjtave!!
    teknollogji e re,rezultatet jo shumë të provura por deri tashti shumë të larta!!
    duke u nisur dhe nga mendimi tim që kam për politikën e zvicrës,them se janë më të mirat!!
    falë takatit,parasë,zvicra ka lejuar përdorimin e faizer dhe moderna!të tjerat nuk i përdor!!
    për pasojë mendoj se kanë bërë zgjedhjen më të mirë për popullin e tyre!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *