Astrit Patozi: Fitorja e Bashës qesharake, gati ta reformoj PD-në

Dita

Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi vijon akuzat duke deklaruar se zgjedhjet për kryetarin e PD u manipuluan, ndërsa fitoren e Bashës e cilëson qesharake.

Sipas tij duhet një shkundje e fortë e sistemit dhe Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike ka marrë përsipër që ky aksion i madh politik të nisë me reformimin e së djathtës.

Patozi thekson se kriza e demokracisë tek partitë tona shkakton efekte të rënda për shtetin, sistemin dhe shoqërinë tonë. Basha fitoi në zgjedhjet për kryetar të PD përballë Selamit, ndërsa Patozi nuk mori pjesë, pasi e cilësoi garën si farsë.

 

ZGJEDHJET E 22 KORRIKUT DO T’I FRYMËZOJNË GJATË STUDIUESIT DHE POLITOLOGËT

Një studim për të mos u humbur i Afrim Krasniqit, ku shpjegohet shumë profesionalisht se kriza e demokracisë tek partitë tona shkakton efekte të rënda për shtetin, sistemin dhe shoqërinë tonë. Autori e merr shtysën kryesisht tek zgjedhjet e brendshme të dy partive të mëdha, duke pasur preçedencë Partinë Demokratike.

Jo thjesht për shkak të nostalgjisë, që e lidh me të, por më shumë për arsye të flagrancës së çudive dhe trukimeve, që u vunë re në farsën e 22 korrikut. Studimi trajton me detaje të gjitha shifrat absurde, që çojnë automatikisht në deduksionin se zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike u manipuluan fare trashë. Krahasimi me rezultatet e opozitës në zgjedhjet politike, të cilat ishin mbajtur më pak se një muaj më parë, e bëjnë fare qesharake “fitoren” e Lulzim Bashës.

Kam bindjen e plotë se zgjedhjet e 22 korrikut do të shërbejnë për një kohë të gjatë si referencë negative për studiuesit dhe politologët, ndonëse ka ende thagma të pazbardhura për to. Ato janë shembulli tipik i nevojës që ka politika shqiptare për një shkundje të fortë, që fillon me demokratizmin dhe çbunkerizimin e partive. Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike ka marrë përsipër që ky aksion i madh politik të nisë me reformimin e së djathtës.

Share This Article
2 Comments
  • Nuk duhet ringritur Partia Demokratike, por e Djathta Shqiptare. Ngule ne koke Astrit, se pa te Djathten Historike Shqiptare nuk mund te kete Parti Demokratike. Dhe e Djathta Shqiptare nuk fillon ne vitin 1990 Astrit. E Djathta Shqiptare, daton heret Astrit. E djathta Shqiptare jane shumica patriotike e atyre qe bene Shqiperine qe me 1912 Astrit, jo komunistet, hajdutet ordinere, kriminelet ordinere, spiunet ordinere qe u bene baza e PD-se. Pa u riabilituar ne politike e ne udheheqje te vendit e Djathta Historike Shqiptare nuk mund te kete Parti Demokratike, por vetem Krim Demokratik.

  • Ti or PATHOS i pershtatesh me shume politikes Kosovare se asaj Shqipetare!Portreti jot prej malsueri eshte i denje per tek partia e Ramushit ,ndaj te rekomandoj ta bash nje takim me ta e ke ma ja pa hairin!Lere demokracine Shqipetare te shkoj ne rrjedhen e vet demokratike se ju sherbyet si jashtqitje e saj e sot kundermoni ere te keqe,tue fillue qysh prej prijsit tuej lexhendar Brishe e deri tek Lu-ja shqipetare jo kineze!Prania jote ne Kosove ka me i dhan hop politikberjes e ti si fytyre draneje qe je nuk ke me u dallue fare!Hajd pra te prijft e mara!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *