Astrit Patozi: Si u katandisën parimet dhe vlerat e 8 Dhjetorit

Dita

Nga Astrit Patozi

Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në këtë vend me aspiratën e studentëve të dhjetorit 90′, që e donin Shqipërinë si gjithë Europa, nuk ka nevojë të lodhesh shumë.
Mjafton vetëm një shembull, historia e freskët e zgjedhjeve të Fakultetit Histori-Filiologji, të cilat, si për ironi, janë mbajtur në ditën e përvjetorit të Lëvizjes Studentore.
Për të qenë më të saktë, votimi është kryer më 7 dhjetor, por shumë pedagogë e kanë pritur gdhirjen e 8 dhjetorit jashtë duke ruajtur votat, që të mos ua vidhte “armiku”.
I cili, sipas shumë burimeve të besueshme, qenka një aleancë e fuqishme dhe shumëvjeçare politikanësh të rëndësishëm të disa partive politike. Që qenkan bërë bashķë për të ruajtur ose marrë këtë ambjent modest universitar, a thua se nuk u mjaftojnë “pushtimet” e tjera.
A mund të kishte ilustrim më të mirë për katandisjen e parimeve dhe vlerave, që frymëzuan 27 vjet më parë studentët dhe pedagogët e Lëvizjes së Dhjetorit, se sa ky?
A ka më kuptim të diskutohet për vlerën e votës në këtë vend, kur ajo manipulohet, vidhet dhe deformohet kaq hapur e brutalisht edhe në universitete?
Gjithsesi, gëzuar 8 dhjetorin! Se të paktën një fitore është arritur. Është shpallur zyrtarisht dhe me ligj si ditë pushimi.

Share This Article
3 Comments
  • O Patozi, per cfare idealesh te levizjes se dhjetorit, na derdellis ti o mije kenetash,dhe mizekali, per ate levizje qe u projetua ne laboratoret e buces komuniste, apo per ata qe u rradhiten ne te? Ne moralin tuaj eshte ti tregoni shqiptareve te paditur te vertetat e asjaje jevizje, dhe jo te vazhdoni ti hidhni hi syve shqiptare, duke derdhur lot krokodilesh vetem per te mashtruar e shqyer prene e radhes, nje marri e shkuar marrise, nje bashkefajesi. Mjaft eshte MJAFT. Koha juaj tashme ka perenduar, po vjen ora qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet, doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe mizekali,Drejtesia do te behet se e ka kerkuar SOVRANI,USA dhe BE-ja. O patozovic, vetem bashkepunimi me drejtesine do t’u mundesoje ulje fai, c’do skenare i peshtire i rradhes se buces komuniste,vetem se ju shton vitet e heqjes se lirise, ku e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderr, dhe e nesermja e afert ne burg ne nje ferr pa fund. Jane mijra nena,e gra te veshura me te zeza, e mijra femije jetim, pa harruar nje pasuri kombetare e private te grabitur e tjetersuar nga fuqia e pushteteve te riciklimit te botes krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet, plus pushtetin lokal dhe ate pjese te biznesit e medjas qe vazhdojne duke pastruar leket e piset pa i hyre gjemb ne kembe, qe kerkojne drejtesi. Dhe jo skenare te peshtire te rradhes dhe lloqe kavaje;thote populli, ai popull qe ne shumice ju bojkotoje, o te dhjere, por krenare.

  • Astrit me pika blu, i shikuam rezultatet e 8 dhjetorit per 27 vjet; si e niset, e bitiset. Fallco atehere e fallco sot. Se ç’po ndodh, s’me vjen me keq se kur i ke pare te dya dhe 8 dhejtorin e sajuar edhe 27 vjetorin e diskretituar nga ti Astrit, nga te gjithe ju qe na prute deri ketu qe te ishit ju sundimtaret e Shqiperise, nuk ngelet gje tjeter per tu thene veç nje neme qe e di qe s’ka per tu zene kurre se i keni kurdisur gjerat qe te flisni si te doni, por te mos u gacmohet prona dhe parate, meqense ne shtetin qe krijuat familjar, ju hodhi jashte si lecke dhe juve e tani ngelet neper gazeta e televizione duke mermeritur, jo per ne; per veten tuaj. pra, perfundimisht: 8 dhjetori nuk solli gezim e lulezim se ata qe moren frytet e papjekura te 8 dhejtorit , sot ulurijne qe Shqiperia te rrije larg Europes. E kupton 8 dhjetorin sot? Me e duam Shqiperine si gjithe Europa u nis, por sot thone ata qe ju leckosen dhe juve; e duam po te jemi ne ne pushte. Dhe keshtu ajo dite nga 27 vjet, nuk e di sa do te shkoje. Shqiptaret e varfer vuajne ata te ndershmit pra ju jeni me kullare e papione, me vila e me makina miljoneshe euro, me femra ne dispozicion kur nuk i keni grate me vete, ata qe kane se me shume nga ju o i kane dare, o bashkejetojne ” si Europa” . Po çfare kerkon o Asxtrit, 8 dhjetorin fasade? E dine ata qe i kane jetuar ato dite jo 27 vjeçaret e sotem qe marrin te gatsheme çfare u thone. Ishte fasad, e turmat e filmuar si ne xhirimet e filmave, shkonin mbrapa si budallenj pa e ditue e kuptuar se çfar benin e kerkonin. Ate e dinin ata qe ishin instruktuar per ate pune dhe moren pushtetin. 8 dhjetori eshte dite e zeze se kete pohoni dhe ju qe s’kemi arritur atje ku u nisem. Dite e rinise! po çfare rinie ore, ajo turme beri rremujat e mjeshtrat moren pushtetin. Ku i ke sot?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *