Letra e Nikolla Markut: Janullatos bashkëpunon me Agimin e Artë

Dita

Nikolla Marku, prifti i kishës Ortodokse “Shën Mëria” në Elbasan i ka dërguar një letër të hapur krerëve të shtetit për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Në letrën e bërë publike, drejtuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla, ai ka kërkuar që kryepeshkopi ortodoks të hetohet dhe të gjykohet.

Sipas Markut, Janullatos ka shkelur sovranitetin territorial si dhe traditën historike kishtare.

“Janullatos ka shkelur traditën historike kishtare. Ka ndërhyrë në historinë e vërtetë të Shqipërisë. Ai ka bashkëpunuar me Agimin e Artë dhe bënë propagandë për Vorio Epirin”, theksohet në letrën e At Nkolla Markut.

Ndër të tjera Marku deklaroi se ka financime të dyshimta për ndërtimin e kishave.
At-Nikolla-Marku (1)

Share This Article
15 Comments
    • Kryetari i komisionit te Sigurise ne Parlamentzoti Spartak Braho
      duhet ta shqyrtoje thirjen e e zotit Nikolla Marku dhe biles te kerkoje nje seance parlamentare ku te shqyrtohen akuzat ndaj Hiresise Janullatos

  • KARIERA PERSONALE.

    Ky at Nikolla, pse nuk flet azgje,kur mekatojne ata qe ndertiojne xhami,mbi themelet e kishave?
    Derisa kete aspekt me mekatet faktike qe ka,e anashkalon,ketij i intreson vetem kariera personale.

    • o drejtësi,e di që ke të drejtë tia kujtosh këto gjëra nikollës!?
      por ajo që skuptoj është se këtu po mbron janullën apo thjesht po bën atë që i kërkon tjetrit të mos bëjë??
      ça ke për të thënë për shovinistin grek në krye të kishës së pavarur shqiptare??
      a të duket i drejtë qëndrimi i tij në krye të kishës shqiptare dhe bashkpunimi me partinë naziste greke të agimit të artë??parti që dhe në greqi njihet si organizatë shoviniste dhe përfaqsuesit më të lartë i ka të arrestuar!!

  • At Nikolle Marku je Patriot por shikoje veten se po perdoresh edhe ti pa e kuptuar, pasi sikurse Agimi i Arte edhe ajo UCC kane te njejtet ustallare nga pas. UCC u krijua gjoja per Camet por ne te vertete ishte per te denigruar duke i baltosur me militantizem dhe ekstremizem falco. Kjo e gjitha per te baltosur individe qe nuk jane vegla te tyre as ne te ardhmen…..por edhe per ta pasur gjithmone ne kontroll te plote Ceshtjen Came. Ceshtja Came eshte e paster sikur loti prandaj edhe nuk e pengojne me zgjidhjen e saj. RROFTE CAMERIA

  • GJYKATA E HAGES.

    Te nderuar shqiptare, shume here kuitojme qe ligjet e drejtesise te kulluar.te paster, i zoterojme edhe ne shqipot qe s’kemi studuar azgje nga universitetet e drejtesise.Eshte fakt qe ne shqipot kemi jetuar 103 vite “shtet” pa ditur c’eshte drejtesia.
    Problemi i Shqiperise, kane te drejte Kristianet,apo Myslimanet, per lemshet fetare te saj,nuk mud te zgjidhet nga c’do njeri,as nga fetaret..Ky problem kerkon gjykimin e Hages,ajo e zgjith.
    Problemi, kane te drejte Kristianet apo myslimasnet eshte edhe problem boteror,gjithe diskutantet e kesaj teme, s’kane aftesirat e gjykates botrerore te drejtesise.Boll shitem dengla,jashte mundesive tona.

    • Ku nuk eshte mundesia jone more trongull, per te zgjedhur peshkopin e kishes autoqefale shqiptare nuk eshte mundesia jone? po e kujt eshte e gjykates se hages? Ne more trongull duhet te kapim per brekesh e ta qisim jashte me dhune ate dhe ca te tjere qe e vune, dhe ca te tjere qe jane pro atij gjarperi.Kjo eshte e drejta jone legjitime dhe nuk duhet te vonohemi me

  • Arbereshet i deboi turku nga memedheu, c’lesh arbereshi je ti,ti mashtron. Krim i turkut eshte percarja ne turq dhe kaure.
    Ata qe u konvertuan dikur mire bene se shpetuan koken,por tani duhet te rikethehen ne besimin e te pareve tane,mor koqe kandari.
    Boll me percarje,gege-toske,helm i sulltaneve kodoshe,mor koqe kandari.

    • feja e te pareve te mi ka qene dielli dhe toka. Po e te pareve te tu? kush ka qene? Mos me thuaj krishti se krishti ka ardhur shume here me vone nga te paret tane.

      • jo vetëm kaq por mos harro se pa ardhur osmanllinjt ka qënë problemi katolik e eortodoks!!
        në kohë ka kur shqipëris ishte e shqiptarëve!!
        ’45-’90!

  • At Nikolla ! Ju pershendes dhe si shqiptar e bashkqytetar i Juaji krenohem per ate qe beni per Shqiperine e per autoqefaline e kishes s’one ! Ky shovinist i financuar nga skutat me te errta te qarqeve antishqiptare greke duhet te largohet nje ore e me pare nga drejtimi i ortodoksise shqiptare dhe nga Shqiperia.N.q.s.ka mbetur nje fije dinjiteti dhe ndjenje kombetare ne ndergjegjen e drejtuesve te larete te shtetit duhet te veprojne

  • I drejtohem Arbenit, jashte turqit nga shqiperia,

    Ja cila eshte ndershmeria dhe drejtesia:

    1-turqit ne turqi.
    2-shqiptaretn ne shqiperi,
    3-greket ne greqi.

    Pse nuk behet kjo more zoteria arben,besoj se edhe ti e do apo jo?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *