At Viktor Demaj, i cili drejton Bibliotekën françeskane “At Gjergj Fishta” në Shkodër, e konsideron të vonuar procesin e hapjes së dosjeve. Sipas tij, hapja e dosjeve paraqitet si mundësi e vetme që të shkëputemi një herë e mirë nga e kaluara jonë, “e cila fatkeqësisht vijon me kalbë të tashmen dhe po mban peng të ardhmen tonë europiane”.
“Hapja e dosjeve asht nji proçes i vonuem. Kjo nismë, ose ma mirë me thanë këto nisma duhet të baheshin që në vitet e para të demokracisë. Qysh në atë kohë duhet të krijoheshin grupe pune me përfshimjen e krejt strukturave publike, të cilat do të kishin shqyrtue mundësitë e hapjes së tyne. Por, ma mirë vonë se kurr. Komunizmi ishte nji sistem i së keqes dhe të gjitha strukturat që ndihmuen me e mbajtë në kambë duhet të marrin përgjegjësinë që u takon”, thotë ai për gazetën Mapo.
At Demaj e cilëson si pozitiv nismën e qeverisë për hapjen e dosjeve sipas modelit gjerman.

duam sali berishen ne burg
Më të zinj për shqiptarët në këto 23 vjet kanë qënë jo ata me dosje por kriminelët politikë të tipit sali and co. Ata me dosje dëmtuan një apo dy njerëz ndërsa këta banditë, shkatërruan, vranë,dëmtuan e vodhën nga themelet gjithë Shqipërinë, gjithë pasurinë e shqiptarëve! Ku është morali i hapjes së dosjeve në këtë raport të dosjeve me katastrofën e Shqipërisë? Është si një pikë uji në oqean! Ju thoni të hapen dosjet dhe të mbulohen gjëmat e tjera shqiptare e antishqiptare akoma më të këqia, a si ? Hapni dosjen e judës e të ponç pilatit të pahapura akoma, ju “At”dhe mos u merni me këto punë! Tung!
Respekt për mendimet e komentit pëllumb!
Kisha s’ka pse të bëhet pjesë e punëve që i takojnë shtetit. Blasfemon At !