At Zef Pëllumbi dhe prof. Frashëri

redaktor

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci
“Për krahinat shqiptare, nëse ka njerëz të mirë a të këqij, në radhë të parë duhet të shohim se si bahet në këto krahina edukacioni familjar ose cila krahinë e ka kujdesin me i edukue fëmijët me virtyte morale e patriotike. Për gjykimin tem, më duket se njerëzit ma të mirë të krahinave shqiptare janë përmetarët.
…Përmetarët?! Po, përmetarët. Ky ashtë gjykimi em.” Kështu shkruan At Zef Pëllumbi në veprën e tij. E mora këtë fragment për të përshëndetur profesor Nasho Jorgaqin në pasqyrën e dhënë në jetën dhe veprimtarinë e prof. Kristo Frashërit në dy numra rresht të gazetës DITA. Do hyj në temë për lidhjet e At Zef Pëllumbit dhe prof. Kristo Frashërit. Janë disa nuanca që të befasojnë. Mënyra e bashkëbisedimit dhe bashkimi i duarve të profesor Kristos të duket sikur falet dhe kur flet. Më mirë e ka shpjeguar te “Fillimet e Krishterimit në viset shqiptare” (2000). Për të bërë lidhjen më ndihmuan 2 miq françeskanë të cilët i shoqërova në Përmet. Kërkuan të shkonin në varrezat e dëshmorëve të cilën nuk e kishin parë. Ajo vepër e O.Paskalit ishte e lyer me gëlqere, nuk dihej nga kush. – O Zot, foli njeri?! Ja lidhja me Kristo Frashërin tuaj,- dhe vazhdoi:
– Po t’u heqim kapelet dhe armët dalin njerëz të zakonshëm sikur do të shpëtonin Krishtin. Sa herë e kishim parë vdekjen e Krishtit në filma e libra dhe tani e gjeta në Përmet. Nuk kundërshtova dot dhe heshta… – E di,- foli françeskani tjetër,- ju po mendoni si t’ia bëni luftës. Ajo aty është, nuk e luan njeri. Ja gjithë këta martirë që e ruajnë Krishtin dhe partizanin.
Në fund konkludova: Ta kishte menduar kaq hollë O.Paskali këtë detaj? Edhe mundet. Deri sa bëri në varrezat e dëshmorëve në Tiranë mentuzen e perëndeshës Athina. Krishti në fjalë ishte një moment reflektimi. Kush ta kuptojë, ta kuptojë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *