Ata do vazhdojnë të vijnë nëse…

redaktor

Email nga adresa

[email protected]

Industria e “mullinjve me ere”, nen regjine e gangsterizmit shqiptar, eshte nje nga ato “bombat tymosese” ose mufkat prej palacoje qe ka ndier eren e lekut. A ju kujtohen “planet serioze” te mashtruesit tone ordiner, per centralet berthamore? Ku Shqiperia do dilte superfuqi energjetike? Bashkebiseduesi i tij, per kete “fushe biznesi” ish-kryeministri kroat Ivo Sanader e shikon boten jashte nga kangjellat e burgut.

Te gjitha “projektet” qe ka prekur dora e kesaj udheheqje karagjozesh, mbajne vulen e krimineleve dhe zhvatesve. Ne nje vend te vogel, e te varfer si yni, ku paguhen 2 miliarde dollare per 65 km rruge te paperfunduar akoma dhe ku askush nga institucionet shteterore perkatese, nuk ve ujin ne zjarr per te ushtruar funksionin kontrollues qe i jep kushtetuta e vendit, por qe shpenzon gjithe energjite, per te mbyllur dhe mbytur cdo ze kritik dhe cdo procedure penale qe i bashkengjitet kesaj vjedhje shekullore, nuk mund te presesh asgje serioze apo pozitive.

Mosballafaqimi i keqberesve me ligjin “harresa” e qeverise se sotme per te insistuar ne zbatimin e ligjit per keto krime,  vetem se i hap rrugen dhe zyrtarizon klasen e re te hajduteve te prones se shqiptareve. Kjo eshte fatkeqesia me e madhe qe do pasonte ato krime te asaj qeverie qe shqiptaret e ndeshkuan me voten e tyre. Mendesia e keqberesit dhe hajdutit eshte bere problemi kryesor i politikes shqiptare. Askush, nuk eshte i habitur, qe te vetmit “investitore” qe i afrohen vendit tone, jane bandat e mafias. Ata vijne, sepse ne kemi politikane si Sali Berisha dhe hajdutet qe i shkojne pas, qe nuk posedojne as ndjenjen me minimale te pergjegjesise.

Ata do vazhdojne te vijne, nese qeveria e sotme, nuk do ta mbushe me jete planin e saj per rivendosjen e ligjit dhe marrjen e hapave serioze ne kete drejtim.

Share This Article
2 Comments
  • Me ligj denohet dhe ai qe mbulon krimin.Kete po ben tani edhe ps ne pushtet duke heshtur dhe duke mos dorzuar dosjet ne prokurori.Per Berishen ne Hage

  • Kini shumë të drejtë Troplin? Ka legjitimim me tepricë të llapësve hajdute e kusarë të shqipërisë!? Rilindasit po e rilindin ligjin me shumë vonesë. Vonesa eshtë o paaftësi o ortakëri ? Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *