Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ata dy pelivanët duhej ta dinin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Ata dy pelivanët duhej ta dinin
Letrat e Lexuesve

Ata dy pelivanët duhej ta dinin

anazapta
Published November 16, 2013
Share
SHARE

SMS në DITA

Në 0689073730

DITA, përshëndetje e faleminderit për mënyrën e përzgjedhjes dhe të përcjelljes së informacionit në faqet e gazetës me shumë saktësi e profesionalizëm. Për këto dhe jo vetëm, ndjehemi krenarë si lexues të kësaj gazete.

Ndërsa protestuesit po protestonin për të mos ardhur armët kimike nga Siria për demontim në vendin tonë, me “vellon” e shoqërisë civile, një shejtan me megafonin e tij, këtu e kam fjalën për Berishën e Lulin, të cilët u futën në turmë. Mesazhi që këta të djallëzuar donin të shtirnin ishte gjoja se do të kishim mbështetjen e tyre. Po a ishte kështu vërtetë? Këta pelivan duhej të dinin se nuk shkohet në festa pa u thirrur se dalin pa përcjellë, siç u doli në fakt. Ndoshta ata mendonin se prezenca e tyre do të elektrizonte atmosferë e sipas tyre, protestuesit do turreshin t’u hidheshin në qafë, e këta të dy, si udhërrëfyes e si shpëtimtarë të nyjes gardiane, mjafton vetëm një shkelje syri dhe turma mund të jetë për pak minuta në dyert e Kryeministrisë duke shkyer e shkatërruar si në shtatorin e vitit 1998. Këtë herë Berisha e Luli nuk e shijuan këtë kënaqësi sepse turma e protestuesve u tregua konsekuente në mos politizimin e kësaj zemërate. Ndaj me shumë civilizëm e finesë u zbuan prej aty, si për t’i thënë se kreditet e tyre përballë publikut kanë rënë ndjeshëm, aq sa nuk mund të rrinë bashkë në një shesh. Të djallëzuarit shkuan në protestë për të testuar vehten përballë tyre, po morën urrejtjen, shpërfilljen e injorimin e turmës.

Berishës, ky test i doli pozitiv, në gjuhën e doktorit dhe në të vërtetë ashtu është, se janë tre ditë në protest po nuk ka asnjë incident dhe këtë nuk e dëshiron Berisha. Në Parlament tentoi të ndizte zjarrin po edhe këtu dështoi i paudhi. Tashmë ai duhet të kuptojë se shqiptarët janë ndarë në 23 Qershor njëherë e mirë me këtë monstër dhe se nuk ka mundësinë që të manipulojë askënd me asgjë. Ajo që mori e po merr haqet e dëmeve të prezencës së Berishës si drejtues faktik i PD-së, është vetë PD-ja. Stafit të DITËS, punë të mbarë! Marku, Pukë.

anazapta November 16, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Pëllumb zaimi says:
    November 16, 2013 at 11:09 pm

    Me pelqeu komenti juaj shume realist “marku”! Nderime pukjan i qyteteruar!

    Reply
  • Suela says:
    November 17, 2013 at 12:18 am

    Sa SMS i gjate paska qene!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?