Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Ky çerek shekulli i “demokracisë”, nuk vrau vetëm shpresat e çdo shqiptari për një të ardhme europiane të vendit. Shumë më tepër se kaq, ai shkatërroi çdo ndjenjë përgjegjësie tek qytetarët e këtij vendi. Administrata e këtij shteti “demokrat” shqiptar, u kthye në qendrën kryesore të shërbëtorëve pa dinjitet dhe format profesional, në shërbim të plotë të shefit të ekzekutivit. E keqja shqiptare nuk fillon dhe nuk mbaron me një Sali Berisha si ish-kryeministër dhe ish-president dështak. Janë “vullnetarët pa dinjitet” si këto figura qesharake që kemi në KLD sot, që morën vendin peng, duke ia nënshtruar veprimtarinë e tyre, jo të mirës kombëtare, siç ua kërkon Kushtetuta e vendit, por servilizmit dhe të qenit në shërbim të një qeverie dhe të parit të saj. Njerëz të tillë janë baza kryesore e dështimit të një kombi në aspektin shtetformues. Ata janë burimi i korrupsionit galopant si doktrinë shtetërore dhe rrënimi i çdo forme pozitive ekzistence në vend.
Marrja peng e Shqipërisë nga Sali Berisha, është vetëm aspekti politik i çështjes apo interpretimi politik i asaj veprimtarie antikombëtare që kryejnë anëtarët e këtij këshilli turpi. Janë gjin gjonët dhe dështakët e seminareve të plepave si ai, që hedhin një njollë të zezë mbi reputacionin e shqiptarëve si komb.
Mosekzistenca e çdo ndjenje përgjegjësie shoqërore dhe shndërrimi i administratës shtetërore në shpella të injorancës dhe jashtëqitjes kombëtare, janë arsyet kryesore pse qeveria shqiptare duhet ta trajtojë KLD-në si emergjencë kombëtare.
Kjo do ishte një shenjë përgjegjësie dhe një sinjal për qytetarët e këtij vendi, se kurvëria nuk ka qenë, nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë virtyt i shtetit shqiptar. Me njerëz të tillë, nuk ia vlen të diskutosh. Bankat e të akuzuarve janë vendet e duhura për njerëz të tillë dhe jo kolltuqet e një këshilli që në thelb të ekzistencës së tij, duhet të kishte drejtësinë!
