Ata mendojnë vetëm për vete

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

E dashur Dita! Me një sms nuk mund të thuash shumë, po sado pak, dua të them dy fjalë për një teatër të neveritshëm që e shohim dhe e dëgjojmë çdo të enjte. Dëgjojmë lloj-lloj akuzash, sharje, shpifje, gënjeshtra të shprehura me një gjuhë gjithë helm dhe urrejtje. Por këta gjin-gjonra të majmur padrejtësisht në kurriz të popullit, nuk e harxhojnë kohën për të bërë ligje dhe për të marrë vendime që t’i shërbejnë vendit dhe popullit. Ata mendojnë vetëm për vete, se si ta mbrojnë dhe si ta shtojnë pasurinë e tyre, që mos u ngopshin! Këta politikanë që kanë drejtuar vendin këto 23 vjet, ja kanë kaluar edhe diktatorit, kuptohet jo të gjithë, por pjesa më e madhe do ngelen në histori për keq, do jenë njerëzit më të urryer për këtë vend. Me respekt e dashur Dita! Nga pensionistja, Pogradec.

Share This Article
1 Comment
  • Ja kanë kaluar diktatorit né cdo gjë o pensioniste? Në vila,në para,në udhetime rreth planetit,në vrasje,në burgje… Madje kanë shitur dhe shqipërinë!? Diktatori është xhuxh në pikpamje të bëmave të ketyre “resmjeve”që quhen politikanë. Diktatori te vriste hapur,keta te vrasin naten e te qajnë ditën? E te tjera,e te tjera….!? Pa fund…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *