Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Zotërinj gazetarë të Ditës! Jam abonenti juaj, se jeni më seriozë e më objektivë me realitetin dhe më të besueshëm në opinion. Ju mund të na lehtësoni sadopak plagët e politikës më të njollosur në këto 25 vite. Rraca e pastër e shqiptarëve është katranosur nga këta politikanë matrapazë që mendjen e kanë tek fyti e rripi. Ta harrojë qytetari e fshatari, se asnjë qeveritar nuk punon për kombin tonë. Ne na konsiderojnë tufë delesh e na mashtrojnë me një grusht kripë në fushata elektorale. Edhe rrufeja një herë shkrep në një vend dhe e djeg. Vendin tonë 3 herë e ka djegur rrufeja gjatë këtyre 25 viteve. Nuk ka shtëpi pa 2 a 3 parti. Shqipëria është katranosur me 100 parti. Si i bëhet hallit, askush nuk e di. Shqipëria është bërë përshesh. Berisha, Nano e Rama në e marrshin vesh! Ju faleminderit, Samiu.
