“Ana nuk arrin ta harrojë tragjedinë që i ka rënë për pjesë. Mbrëmë, pasi pa konkluzionet e nxjerra nga ekspertët e gjykatës, nuk pushonte së qari. Nuk e pranon faktin që vrasja e të atit të mbetet pa autor”, thotë në një intervistë për “Shqip” gruaja e Ziver Veizit, i vrarë më 21 janar.
Bashkëshortja e njërit prej viktimave të 21 janarit thotë se fëmijët e saj po e vuajnë shumë mungesën e drejtësisë për babanë e tyre. Ajo shprehet se fëmijët janë ndier jashtëzakonisht të lënduar nga rezultati i nxjerrë nga ekspertët shqiptarë dy ditë më parë, sipas të cilëve Veizi është vrarë nga një plumb rikoshet. Nëna e dy fëmijëve të mbetur pa baba thotë se nuk mund të lejojë që çështja e vrasjes së të shoqit të mbyllet kaq lehtë.
“Jam e shokuar dhe e mpirë nga shpjegimet që eksperti ka dhënë për predhën që goditi për vdekje ish- bashkëshortin tim. Ai ka thënë se predha ka qenë rikoshet dhe në trupin e Ziver Veizit janë gjetur mikroashkla. Edhe unë që s’jam eksperte dhe nuk marr vesh nga armët, e kuptoj se plumbi nuk merr ashkla, por djeg gjithçka që u del përpara. Jam shumë e lënduar dhe e vrarë dhe nuk mund të lejoj që kjo çështje të mbyllet kaq lehtë,” thotë ajo.
Plumbi nuk merr me vete ashkla kur bën rikioshet por rikoshetin e gjyqit e bëjnë “expertët” e Salih Kriminelit e të Ilir Floririt të cilët mbushin çantat jo me ashkla por me euro.
MOS VAZHDO TE KEQPERODESH, TASHME GJITHÇKA ESHTE E QARTE.