Ata që dhanë urdhrin…

Dita

Pasi të mbarojmë punë me këta dy “doktorët e Bathores” që mashtruan në 21 Janar, me eksperiencë 18 vjeçare në fushën e balistikës dhe qitjes nga afër, do ju bëjmë namin edhe punëtorëve të komunales, sepse nuk kanë fshirë në kohën e duhur njollat e gjakut nga bulevardi. Edhe ata janë bashkëpunëtorë në krim!

Ata që dhanë urdhrin për pushkatim dhe ata që e kryen atë krim makabër, ata janë të lirë dhe askush nuk mendon apo guxon të vërë drejtësinë e munguar në vend.

Z. Beqaj! Shkarkoni nga puna këta shërbëtorë të së keqes, por mos bëni bujë të madhe me datën e 21 Janarit. Nuk është një datë e zakonshme. Nëse nuk jeni të gatshëm dhe të zotët për të vënë drejtësinë në vend, mos u hapni barkun shqiptarëve me historitë e lëpirësve të prapanicës së Sali Berishës. Asgjë tjetër nuk janë këta dy sharlatanët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *