Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin ditën e djeshme, ku një 17 vjeçar është ndarë nga jeta teksa po stërvitej me ekipin e tij.
Futbollisti që ka humbur jetën është Joel Lobanzo, ai luante me skuadrën belge të Rojal Antverp dhe ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.
Adoleshenti i cili po stërvitej me ekipin U 19 është dërguar menjëherë në spital por fatkeqësisht nuk ka arritur që të jetojë.
