Atalanta arkëton 24 mln euro, Conti nesër prezantohet te Milan

Gazeta Dita

Andrea Conti është futbollisti i shtatë që i bashkohet Milan-it në këtë merkato, edhe pse akoma jo zyrtarisht.

Dhe lista vazhdon: pas blerjes së Musacchio, Rodriguez, Kessie, André Silva, Borini dhe Calhanoglu marrëveshja me drejtuesit e Atalanta-s rezultoi e suksesshme për mbrojtësin e krahut të djathtë, Andrea Conti.

Sipas “Gazzetta.it” marrëveshja u arrit në orët e pasdites, kuqezinjtë do të derdhin rreth 24 milionë euro në arkat e Atalanta-s pas bisedimeve që kanë zgjatur me ditë midis dy klubeve.

 

Vendimtare për të zhbllokuar negociatat dhe përshpejtuara marrëveshjen rezultoi Timothy Castagne i Genk, i cili do të veshin fanellën e Atalanta-s.

Gjithashtu ata morën nga kuqezinjtë edhe të riun Matteo Pessina, i cili vitin e ardhshëm do të luajë në Bergamo.

Nesër Conti do të zhvilloj vizitat mjekësore dhe do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i 7 herë kampionëve të Europës. Conti do të bashkohet më 11 korrik me grupin për të filluar stërvitjen nën urdhrat e Montella-s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *